Siç e do tradita ku për më shumë se 20 vjet tashmë edhe këtë vit do të organizohet panairi i librit. Ky panair është një nga eventet më të rëndësishëm dhe një nga ngjarjet më të mëdha për lexuesit në radhë të parë, botuesit, përkthyesit dhe autorët. Pavarësisht se edhe vitin e kaluar gjithashtu u mbajt si event, çdo gjë u mundua që ti përshtatej virtualitetit për shkak edhe të pandemisë së COVID-19.
Edhe pse ishte një përvojë e re për të gjithë, platfroma e krijuar arriti që t’i ndihmonte goxha edhe lexuesit, blerësit por edhe shkruesit dhe botuesit në mënyrë që të kishin një akses të gjithëanshmëm. Por më në fund vjen edhe një lajm i bukur për të gjithë!
Panairi i librit 2021 do të organizohet këtë vit normalisht, përgjatë pesë ditëve konkretisht në datat 17 dhe deri më 21 nëntor. Ky event do të zhvillohet si gjithmonë në Pallatin e Kongreseve dhe do t’ju vijë në ndihmë të gjithë lexuesve por jo vetëm, që të kenë mundësi që të shikojnë nga afër të gjithë librat dhe të kenë një mundësi të pafundme zgjedhjeje.
Kur themi mundësi të pafundme zgjedhjesh nënkuptohet se të gjithë shtëpitë botuese të librave do të kenë stendat e tyre përkatëse ku edhe librat do të jenë të zhanreve të ndryshëm dhe vlen të theksohet fakti se ky panair organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë. Që do të thotë se edhe kujdesi në lidhje me të gjithë eventin dhe përzgjedhjen e gjithçkaje do të jetë maksimale.
Neve tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim datat në të cilat do të zhvillohet ky event, i cili mund të konsiderohet pa frikë edhe si një nga eventet më të rëndësishëm të vitit. Koha ka dëshmuar se Panairi i Librit gjithmonë ka arritur që të bëjë bashkë një numër të madh jo vetëm autorësh të cilët promovojnë libart e tyre por edhe lexuesish që shprehin një interes shumë të madh.