Ekskluzivisht për TAR/ Albana Jatru Mancia na tregon si ta bëjmë dietën tonë të përditshme më të shëndetshme!

Silvia Tabaku
06/12/2021

Sot, e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ishte Albana Jatru Mancia, kuzhiniere  për të na folur në lidhje me temën e ditës së sotme: “Të hamë sa na thotë stomaku apo mendja?” Si e koncepton Albana këtë shprehje?

Kjo dilemë është si ‘Veza pulën apo pula vezën’. Truri komandon dhe nëse ne i japim komandë vetes sonë në çdo veprim që bëjmë ne jemi vërtet të duhur. Telekontrolli na balancon më së miri.

Cilën uri quan Albana si më të pashëndetshme, atë emocionale apo instiktive?

Emocionalen, sepse ne kemi ndërgjegjien. Emocioni na komandon deri në njëfarë moshe. Duhet një ushqyerje e duhur që në fëmijëri, nësë ti e ke marrë atë edukatë që në fëmijëri atëherë je në rrugën e duhur. Ajo emocionalja duhet të jetë për pak ditë që ne kemi mundësinë të shfrenohemi.

Cilin ushqim rekomandon kuzhinierja për të shmangur mbiushqyerjen? Ajo rrëfen se:

Duhet të largojmë mishin e kuq, mishrat me dhjamra dhe të përdorim  mishin e bardhë të pulës. Pa bërë një analizë të intolerancës ushqimore, është gabim shumë i madh që ne bëjmë. Dietat ndahen në grupet e gjakut por, për të mbajtur një dietë të shëndetshme përdor mishin e pulës. T’i largojmë mishrat me yndyrë  dhe t’i zëvendësojmë me bishtajoret. Buka dhe dirthërat janë mëse të nevojshme. Duhet të zgjedhim bukën e zezë, të alternojmë miellin e bardhë me miellin e zi. Nuk na dëmton një fetë bukë. Mund të hamë edhe krudot që të gënjejmë veten se po hamë diçka. Kripa dhe sheqeri na dëmton shumë në trupin tonë, gjatë gjithë ditës duhet të përdorin një lugë çaji kripë gjithsej.

A ka pasur raste të kuzhinieres që e ka tepruar me ushqimin? Ja se çfarë thotë ajo:

Patjetër që po. Kur na ndodh diçka, më tepër në humbjet e njerëzve, ti nuk konsumon ushqimin e duhur dhe ke një kequshqyerje. Kur je në një gjendje emocionale jo të mirë vakti jot është jo i duhur dhe kur lirohemi nga kjo gjendje fillojmë e lëshojmë veten në ushqim. Gjendja emocionale qëndron në subkoshiencën tonë dhe ne luftojmë gjendjen me ushqimin. Ka dhe njerëz që nuk duan fare të ushqehen. Duhet të konsumojmë ujë mbi 2 litër e gjysëm në ditë. Mund të përgatisim ujë me limon, xhinxher, rozmarinë, ditën tjetër me mente dhe çdo ditë të kemi një kanë me shijë të ndryshme. E përgatisim në darkë dhe e pimë të nesërmen në temperaturë ambjenti pas 12 orësh që ka qëndruar në frigorifer. Në mëngjes e hapim ditën me kos frutash, drithëra, fruta të thata, arra dhe bajame të cilat janë të shëndetshme dhe aty marrim yndyrnat e mira. Ose mund të konsumojmë bukë tosti me vezë dhe avokado. Gjithashtu, patatja e ëmbël dhe gjalpi i kikirikut sepse ne nuk kemi nevojë për mëngjese të rënda. Darka të paktën të përfundojë në orën 6. Duhet vërtet të kemi njëfarë ngopje që duhet të vijë nga truri, përshembull hamë fruta të ndryshme në formë sallate, nëse duam ti sheqerosim vendosim pak mjaltë me limon. Nëse e hamë përditë orizin është ekstremisht i dëmshëm.

Si mund të dallojmë orizin plastik nga ai i mirë?

Marrin 5-6 lloje orizi, kush e merr ngjyrën e djegies kuptohet që është plastike. Nëse vendosim pak ujë dhe e lemë për 2-3 ditë dhe nëse është mykur do të thotë që është i mirë sepse plastika nuk myket. Duhet të kemi shumë kujdes, sepse edhe mielli ngjyroset. Bukës së thekrit dhe të zezë i vendosin ngjyrues që bën dëm në mekanizmin tonë.

Cilat janë disa nga ushqimet më të shëndetshme që nuk na mërziten teksa i konsumojmë?

Kuskusin e përdorim si sallatë, e vendosim në ujë të ziejë për 10 minuta dhe vedosim çfarë të duam. Duhet të përdorim 2 lugë gjelle të mëdha me oriz maksimumi. Orizin duhet ta ziejmë dhe më pas duhet ta përodrim, jo ta skuqim në tigan. Orizin e zi e përdorim në formë sallate. Gjithashtu edhe bullguri është tepër i shëndetshëm me perime. Duhet të lidhen shijet me njëra-tjetrën. Nëse na shkon mendja për ëmbëlsirë përdorim kos me mjaltë dhe fruta pylli. Bananen e zëvendëson shumë në këtë kohë kungulli i madh. Duhet të konsumojmë 5 vaktet dhe me masa të pakta. Mes vakti i parë mund të ketë dhe një kek të vogël me miell misri, dreka mund të ketë oriz me fileto pule. Kjo është dieta pa hyrë tek nutricionistet. Unë nuk jam dietologe, unë jam shefe kuzhine. Çdo ushtrim i shëndetshëm duhet të ushtrohet me aktivitet fizik. Na mungon motivimi dhe ndërgjegjësimi. Mendoj se kuzhinat ‘healthy’ do të jenë më të frekuentuarat pas disa vitesh.

Kërpudhat janë shumë të mira, të japin shijen e mishit. Frutat e thata të japin atë ndjesi dhe po të duam ne bëjmë çudira. Ushqimi në avull është goxha i mirë, petët që janë të mbushura me perime. Standardet tona nuk janë për këto lloj ushqimesh të themi të drejtën. Nuk e marrim qumështin e fshatarit, por marrim qumësht të pasterilizuar që ka më pak yndyrë dhe kosin, pra të mundohemi t’i zëvendësojmë. Trupi ka nevojë për çdo gjë dhe ne duhet të bëjmë një analizë intolerance që ne të ndihemi mirë me veten tonë sepse një trup i shëndetshëm ka një tru të shëndetshëm.

Cilat janë disa ushqime që Albana preferon të bëjë kujdes? Ajo thotë se:

Heqim sallamrat, proshutat sepse edhe përgatitja e tyre nuk është e duhur për të gjithë. Përdor shumë perime, orizin e bardhë e përdor gjithmonë pa yndyrë. Pastat është mirë të përdoren pa salca. Marrim çokollatën e zezë në vend të asaj me qumësht. Duhet t’i largohemi ushqimit të shpejtë, ‘fastfood’-it. Të gjitha perimet mund kthehen në qofte dhe gatuhen.

Në lidhje me një mesazh të fundit ose një këshillë, Albana thotë se:

Ushqehuni shëndetshëm dhe bëni sa më shumë aktivitet fizik dhe konsumoni ujë mbi 3 litra.

Më shumë