Gjithçka që duhet të dini mbi ekspozitën e re të Tirana Art Lab jua zbulon TAR…

Silvia Tabaku
06/12/2021

Të ftuara në studion e “Live From Tirana” ditën e sotme ishin dy artiste dhe një kuratore nga projekti i Tirana Art Lab, Donika, Hana dhe Adela, për të folur mbi ekspozitën e tyre më të fundit. Se çfarë është saktësisht kjo nismë, na tregojnë më tepër ato…

Tirana Art Lab operon që nga viti 2010 ku fokusi është tek arti bashkëkohor. Nesër në orën 18:30 hapim ekspozitën që do shfaqim punimet e 3 artistëve ndërkombëtarë, ndër to është edhe Donika nga Shqipëria, të cilët kanë krijuar projekte të reja. Ky projekt është një bashkëpunim me projekte të tjera të huaja. Kemi pasur interes të veçantë për artistë që do kenë mundësinë të kërkojnë dhe përpunojnë tema të lidhura me hapësirat publike në Tiranë dhe t’i ndërthurin me keto forma të reja. Kemi një artist anglez i cili ka qëndruar 2 muaj në Shqipëri, në muajt prill-maj, ndërsa Hana që nga muaji shtator ka jetuar në Tiranë dhe ka krijuar një projekt të veçantë.

Si e ka gjetur veten Donika dhe sa vlerë ka ky shkëmbimi që punon me kolegë që vijnë nga kultura të tjera? Ajo shprehet se:

Unë kam vite që bashkëpunoj sepse ka 4 vite që bëhet ky projekt, ndërsa me Hanën njihemi prej 2 vitesh. Edhe artistët shqiptarë kanë eksperienca majftueshëm me rezidenca jashtë kështu që është një shkëmbim i ndërsjelltë. Nuk janë të ndara sepse operojnë në një skenë ndërkombëtare, skena është e madhe dhe jemi të gjithë të integruar.

Ku konsiston qasja e saj artistike?

Kam punuar me videon, këtë herë dola pak nga zakonshmja, eksperientova dhe me realitetin virtual. Është një fazë e dytë e projektit dhe lidhet me hapësirën publike dhe memorien kolektive të qytetit.

Si po pajtohet me realitetin në shqipëri Hana? Ajo tregon se:

Shumë mirë. Ajo që nuk kuptoj është ajo që më mban më shumë këtu. Shkëmbimi i kësaj eksperience është ajo që të mban të formuar me këtë shoqëri. Këtu gjej frymëzimin.

Hana, e pyetur se si erdhi tek ajo ky projekt dhe çfarë konsisiton gjithë projekti për të, shprehet se:

Së pari ka dy arsye, kam interes sepse dua të njoh Tiranën, kam interes për ta zbuluar dhe për të qenë pjesë e realitetit.  Unë jam artiste multimediale dhe kam interes për të treguar mesazhe në këtë formë, tematika e realitetit virtual më ‘josh’ dhe më prek sepse kam shumë për të zbuluar.

Por si do jetë kalendari artistik i gjithë këtij projekti?

Nesër, në orën 18:30 bëhet hapja e ekspozitës tek bulevardi Zogu I numër 13. Ekspozita do të jetë e hapur çdo ditë deri në datën 20 nëntor. Do të jetë prezantimi material i gjërave dhe kalimi në realitetin virtual, gjithashtu dhe ndërthurja me temën e hapësirës publike. Është dhe një farë kritike, sepse kemi probleme me hapësirat në Tiranë. Gjatë hapjes shumë nga debatet ndodhin aty por do të kemi dhe formate të tjera. Këtë projekt e kemi pasur për 2 vite dhe do të jetë dhe për 2 vite të tjera. Gjithashtu do të kemi dhe platforma dixhitale që i përmbledh të gjitha këto projekte.

Më shumë