“Në maratonë ti vrapon me këmbë, me mendje e me zemër”/Deborah Keçi dhe Gjergj Muzaka rrëfehen për TAR!

Silvia Tabaku
06/12/2021

Sot të ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishin sportisja e njohur Deborah Keçi dhe futbollisti, përgjegjës në bashkinë e Tiranës për sportet, Gjergj Muzaka. Tema e ditës së sotme është Maratona e cila do të zhvillohet për të pestin vit radhazi në Tiranë në datën 17 Tetor. Prezantuesi i emisionit, Elios Shuli dhe bashkë-prezantuesi i tij, Stenaldo Mëhilli i pyesin ata se çfarë do të ndodhë atë ditë.

Deborah na tregon se, sporti është gjëja që ajo do më shumë dhe është pjesë e çfarëdo lloj gjëje që ka lidhje me sportin. Stenaldo e pyet Gjergjin se si ishte të luante me futbollistët e njohur Kaka, Nesta, Pirlo etj.. Ndërsa futbollisti përgjigjet:

Ishte padiskutim emocion shumë i veçantë sepse dihet afërsia dhe lidhja që kemi sodomos me serinë A dhe jemi rritur me këto idhuj dhe kur i kemi shumë pranë është shumë emocion. Kanë qënë dy ndeshje, me Kombëtaren dhe me Tiranën dhe shënova gol tek të dyja.

Maratona, një ndër eventet më të rëndësishme dhe ekologjike të Tiranës ku na ndajnë vetëm 11 ditë nga zhvillimi i saj. Pesë vite intensive realizimi të maratonës kanë qënë vërtet shumë të vështira së pari për të ndërgjegjësuar qytetarët dhe së dyti për të shkuar në këtë shtrirje gjeografike kaq të gjerë sa është bërë maratona. Elios shprehet se:

Unë mendoj se problemi këtu në Shqipëri përsa i përket aktiviteteve të kësaj natyre është që, vitin e parë e kanë hovin se i shtyn kurioziteti, ndërsa vitet e tjera është shumë vështirë t’i mbash në të njëjtin stad. Ndërsa maratona përkundrazi, po zhvillohet.

Deborah rrëfen se:

Kam qenë pjesë e strafit organizativ që në vitet e para që është bërë maratona e Tiranës në vitin 2016, ka qenë një garë jo e certifikuar ndërkombëtarisht, ka qenë një intenerar i matur nga disa ekspertë tanë dhe kishte një pjesëmarrje të vogël dhe modeste. Teksa e shikoj nga edicioni i parë deri tek i fundit ndiej një krenari shumë të madhe për rritjen e cilësisë së maratonës jo vetëm nga ana organizative por edhe e pjesëmarrjes. Vitin e parë kishim një pjesëmarrje 100% shqiptare, ndërsa edicionin e kaluar kishte pjesëmarrës që vinin nga 30 vende të ndryshme botës. Nuk është vetëm një event që promovon jetesën e shëndetshme dhe aktive por është një event që promovon edhe qytetin e Tiranës. Ata nuk do të vinë vetëm për të vrapuar por do të vinë edhe për të shijuar ushqimin dhe atraksione të ndryshme. Pra, është dhe një pikë që tërheq turizmin. Unë i kam vënë qëllim vetes që një herë në vit të vrapoj në një maratonë ndërkombëtare. Fakti që sportistë të ndryshëm nga vende të ndryshme të botës, zgjedhin të vijnë të vrapojnë tek maratona e Tiranës kjo është një vlerësim shumë i madh si për organizatorët, po ashtu edhe për qytetin.

Ndërkaq, Gjergj Muzaka u shpreh se:

Nuk është vetëm një event sportiv, pavarësisht së është eventi më i madh që zhvillohet në kryeqytet me pjesëmarrjen e mijëra atletëve nga e gjithë bota dhe nuk promovon vetëm sportin në qytet por promovon edhe kulturën, artin. Përgjatë intenerarit përvec ‘stage’-it kryesor janë të instaluar edhe 7 ‘stage’ të tjera qe do të ketë programacione të ndryshme artistike dhe kulturore. Këtë vit është viti i pestë dhe mbas vitit të 5-të ti ke të drejtë të certifikohesh për maratonën e plotë që është 42 kilometra. Për herë të parë këtë vit intenerari do të jetë 42 kilometra dhe është e cerfifikuar nga “Federata Ndërkombëtare e Atletikës”. Nuk e kanë të gjithë fatin që të jenë tek kalendari i maratonave botërore. Vitin e kaluar kemi patur gjysëm maratone, 21 kilometra.

Deborah vazhdon duke thënë se:

Intenerari i maratonës kalon në pika kyçe të cilat përshkojnë atraksione të ndryshme të qytetit. Gjëja që mua më pëlqen shumë, ndryshe nga maratonat e tjera është që, 5 kilometra behen tek parku i liqenit dhe ne jemi me fat që kemi një intenerar aq të gjatë që ti vrapon mes pemëve në natyrë.

Për të gjithë qytetarët që pyesin, Elios ju drejton pyetjen se pse duhet të marrin pjesë në maratonë. Futbollisti Gjergj Muzaka përgjigjet:

Maratona nuk është si sportet e tjera që ti garon çdo javë ose çdo tre ditë, por ti ke një datë, një herë në vit dhe ti i vë qëllim vetes, je amator ose profesionist nuk ka rëndësi. Ke një vit kohë për tu stërvitur dhe kjo është një sfidë me veten tënde. Fillon bëhet si fiksim, si sëmundje.

Ndërsa Deborah thotë se:

Pyetja e parë që shqiptarët bëjnë kur ne bëjmë maratonën është “Sa është çmimi?”(qesh). Qytetarët e kanë mendjen se sa është çmimi. Njerëzit që fitojnë çmime në botë, me një pjesëmarrje 50 mijë ose 80 mijë garues, është një përqindje shumë e vogël e atyre personave që marrin pjesë për të fituar. Kryesisht maratonat janë të mbizotëruara nga fitues afrikanë, sepse ata janë të prirur më shumë edhe gjenetikisht për të vrapuar në distanca të gjata.

Sportistja na tregon si ka lindur Maratona…

Maratona ka lindur nga një postier që çoi lajmin nga fshati Maraton në qytetin e Athinës, i cili ka vrapuar 42 kilometra dhe kur shkoi në finish ndërroi jetë. Qëllimi i kësaj gjëje është që ti të prekësh finishin, nuk ka rëndësi koha se sa ke vrapuar, por brenda mundësive individuale, ti të japësh më të miren tënde të mundshme dhe të prekësh finishin. Ai qe prek finishin merr një medalje. Mbas disa vitesh stërvitje që ti ke marrë pjesë në disa 10 kilometra ose në disa 20 kilometra, atëherë i thua vetes se je gati të vraposh në një maratonë të plotë. Duhet ta keni në listën e gjërave që doni të bëni, vrapimin në një maratonë të plotë. Maratona është një nga 100 gjërat që çdo njeri duhet të bëjë në jetë. Në momentin që ti prek finishin, ke një ndjesi shumë të mirë.

Gjergji thotë se:

Në maratonë ti vrapon, 30 kilometra me forcën e këmbëve, 10 kilometra me fuqinë e mendjes, 2 kilometra me forcën e zemrës dhe 195 metrat e fundit me lot në sy.

Sportistja thotë se nuk është një garë e thjeshtë …

Kjo garë kërkon stërvitje jo vetëm fizike por edhe psikologjike. Vjen një moment që ty nuk të përgjigjen më këmbët dhe tek kilometri i 30-të ti je e mpirë. Është forca e brendshme qe të shtyn të bësh edhe ato 10 kilometra. Une mbaj mend që 2 kilometrat e fundit rrugët kanë qenë plot me njerëz që duartrokisnin dhe të motivonin, është një shtysë shumë e madhe. Unë ju bëj thirrje të gjithë njerëzve që nuk do të marrin pjesë në maratonë, të dalin atë ditë dhe të mbështesin ata që do marrin pjesë sepse është shumë e rëndësishme. Maratona të jep një energji shumë të madhe, nuk është vetëm energjia e garuesve atë ditë por përfshin energjinë e të gjithë qytetit.

Deborah tha se:

Maratona mbledh njerëz pa dallim moshe. Vrapuesi më i vjetër që ne kemi patur është një 84-vjeçar dhe vrapon gjithmonë nga 21 kilometra. Mbaj mend në një maratonë tjetër që kam marrë pjesë në Shkup dhe kam dalë e para, vajza e cila ka vrapuar para meje ka vrapuar 21 kilometra me me karrocën me bebin duke e shtyrë. Pra, janë fenomene të ti i shikon në maratonë dhe të tregojnë gjithëpërfshirjen që ka ky event.

Stenaldo thotë se:

Maratona është për ata njerëz që janë mësuar të vrapojnë gjithe jetën dhe kjo nuk do të thotë vetëm fizikisht por që dinë t’i qasen me kurajo çfarëdo lloj sfide që ju del në jetë dhe dinë të çajnë në jetë. Kështu që, në këtë pikë unë jam një vrapues shumë i mirë. Jane disa vlera humane dhe njerëzore që ty të mesohen vetëm nëpërmjet sportit.

Prezantuesi, Elios Shuli i pyet të ftuarit se cilat janë disa nga sfidat më të mëdha që ju keni marrë në aspektin sportiv? Muzaka shprehet se:

Vit për vit, në periudhën e verës bëjmë fazë stërvitore 1 muaj para kampionatit. Çdo verë thoja pse ju futa futbollit (qesh), të bëja ndonjë profesion tjetër dhe isha në dyshime ta vazhdoja ose jo. Kuptohet që nuk do tërhiqesha kurrë po aq e fortë ishte ajo fazë.

Deborah na tregon se:

Kam qenë notare profesioniste dhe kampione Shqipërie në rininë time para se të shkëputesha nga sporti profesionist dhe kur kujtoj seancat e gjata stervitore nga 2 herë në ditë dhe ngarkesën qe ke në kurriz unë i kam harruar, sepse mua sporti më ka mësuar gjënë më të rëndësishme dhe nuk janë medaljet as titujt, por është karakteri që kam. Është forca që ma ka kalitur sporti dhe unë jam shumë krenare për këtë dhe kjo është fitorja më e madhe për çdo njeri që bën sport. Angazhojini fëmijët me sport, sepse këta fëmijë kanë disa tipare që merren në sport por pastaj i transferon. Këta njerëz janë qytetarë më të mirë dhe unë e besoj fort këtë. Prandaj bashkia merr nisma të tilla për të angazhuar rininë. Ne një ditë para maratonës së datës 17-të, zhvillojmë garën “Fun Run” që mbledh gjithë fëmijët e shkollave të Tiranës. Është një garë simbolike, diku tek 1 kilometra për të vrapuar, por aty fillon nxitja e parë për të marrë pjesë në maratonat e tjera. Është një vrapim sensibilizues që qëllimi kryesor është edukimi i brezave nëpërmjet sportit. Në “ Fun Run” marrin pjesë 3 ose 4 mijë studentë.

Gjergji thotë se:

Gjithashtu, bashkë me ditën zyrtare të maratonës, në daten 17-të, do të jenë edhe katër kategori të tjera, 42-shi, 21 kilometra, 10 kilometra dhe kategoria “We too”. Janë edhe grupet e vrapuesve që bashkohen për kauza të ndryshme sociale si përshembull: shoqata ose institucione që bashkohen për kauzën e shëndetit mendor, kancerit të gjirit etj.

Elios pyet se cili është vlerësimi monetar që ka kjo maratonë?

Deborah shprehet se:

Të gjithë njerëzit që regjistrohen në garë kanë një numër regjistrimi, marrin çantën e maratonës, bluzën dhe medaljen e pjesëmarrjes. Pastaj janë kategoria e njerëzve që unë i quaj të mbinatyrshëm që janë fitues dhe marrin dhe çmime monetare.

Ndërsa Gjergji thotë se:

Këtë vit do të ketë çmime më të larta se vitet e tjera, si përshembull 5 mijë, 3 mijë dhe 2 mijë euro. Është një përqindje shumë e vogël që i marrin këto çmime.

Më shumë