Mbretëria e Bashkuar publikon nesër listën e vendeve ku mund të udhëtohet për pushime. Shqipëria me plazhet e saj renditet 1 ndër 3 destinacionet e para të kësaj vere për turistët britanikë, bashkë me Maltën dhe Portugalinë.
Kjo u bë e ditur nga eksperti britanik i turizmit, Simon Calder. Nga 17 maji Anglia do t’i lejojë shtetasit e saj të udhëtojnë në ato vende që nuk cilësohen zona të kuqe të pandemisë, pa pasur nevojën e karantinës, megjithëse do të aplikohen teste para dhe pas nisjes.
E ndërsa paralajmëron britanikët që të përmbajnë entuziazmin, pasi shumë vende do të jenë të paarritshme, Calder tha për “Expres.co.uk” se janë tre destinacionet më të mëdha të plazhit të mundshme, Malta, Portugalia dhe Shqipëria.
Ndërkohë, faqja prestigjioze e të dhënave, ourworldindata.org, e renditet Shqipërinë të parën në Rajon e Europë në dozat e kryera të vaksinave për 100 banorë në 7 ditët e fundit.