Doni të merrni pjesë në Festivalin e Artistëve të rrugës? / Iris Canaj tregon çdo detaj rreth tij në TAR!
ot e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ka qenë drejtuesja e organizatës “DoArt”, Iris Canaj. Përpos organizatës së saj e cila tashmë është shumë e njohur për qëllimet dhe aktivitetet e pafundme që organizon në shtatë disiplina dhe fusha të ndryshme, ajo ka folur edhe për iniciativën që ka marrë së fundmi për Festivalin e Artistëve të rrugës në vendin tonë.
Cila është arsyeja që artistët e rrugës janë shumë më të njohur në botë sesa në Shqipëri?
Nuk është çështje e kulturës. Unë vij nga një eksperincë në Poloni ku kisha një intership dhe festivali i tyre ishte në edicionin e 20-të. Do ishte edicioni i 21-të por vjet prej pandemisë u realizua vetëm online. Ishte një eksperiencë shumë e mirë për mua që të doja ta kisha dhe këtu dhe të merrja eksperiencën e tyre në mënyrën sesi e organizonin festivalin. Ata janë të gjithë bashkë për një festival që e ka i gjithë qyteti. Ky ishte një ndër eventet më të rëndësishme të vitit. Atje publiku rezervonte vendin por bileta ishte falas sepse kishte edhe një numër të limituar të personave që do të duhet të kishin edhe distancë mes tyre. Unë i pyeta a ka raste që mund ta rezervojnë por nuk vijnë? Ata thanë jo sepse i rezervojnë se duan të vijnë. Ndërsa në Shqipëri ne paguajmë biletën por nuk shkojmë.
Në lidhje me pjesën se kur do të organizohet ky festival Canaj u shpreh se:
Ky është edicioni i tretë që do të zhvillohet por do të vijë shumë shpejt. Kam disa mendime në kokën time që po pres ti bëj realitet këto ditë. Kur kam bërë edicionin e parë, i kisha vënë qëllim vetes që sikur vetëm 1 milionë lekë të vjetra të kem dhe do e bëj këtë gjë. Mjafton të më thotë dikush që bëhët dhe kur aplikova tek Ministria e Kulturës dhe fitova nuk e besoja dot.
Çfarë mund të sjellë festivali këtë vit dhe se çfarë lloj disiplinash ka, drejtuesja u përgjigj duke thënë:
Artet vizuale që kanë të bëjë me muralet është një ndër ato piktura që ngelen. Tek pjesa vizuale ka disa lloj artesh si: muzika, kërcimi, arti i mbrojtjes. Ekspozita e vitit të kaluar është bërë tek “Radio Tirana” dhe kishte foto të vjetra, kishte 20 lloje disiplinash, patjetër që do përsëriten por edhe do prodhohen performanca. Ne propozojmë programe dhe gjejmë artistë. Një ndër to ishte “Cirku i Dritave”, shfaqje me drita gjatë natës. Kishim dhe një shfaqje teatri që u dha për herë të parë dhe të fundit. Janë dhe 3 disiplina të tjera si: “DoArt Shoqëria” që prek probleme të ndryshme sociale, “DoArt Shëndeti” që ka të bëjë me shëndetin ku përfshin edhe sportin, “DoArt Turizmi” që lidhet me festivalin e artistëve të rrugës që ndodh pranë një monumenti kulture. Na bën realisht të jemi krenarë, duke e njohur historinë tonë, por duke qenë objektiv çfarë është e mirë ose e keq dhe duhet të jemi krenarë sepse kemi shumë vlera.
Ka vend edhe për artistë që jo domosdoshmërisht janë skenikë dhe profesionistë?
Sigurisht që do të ketë dhe thirrje për artistë që duan të na bashkohen. Ata e shijojnë shumë. Vjet ishtë një vajzë, për të cilën ishte hera e parë që i besohej një murale dhe ka bërë një punë shumë të mirë në lidhje me pabarazinë gjinore dhe në fund doli që kartmonedhat shqiptare nuk kanë figura femërore. Ajo që bëmë ne ishte që pikturuam në kartmonedhë numrat nga 1 deri në 12 dhe nga numri 1 deri në 31, për të vetmen arsye që gruan dhe femrat të mos i duam vetëm në 8 Mars po për 12 muaj të vitit dhe 31 ditë të muajit.
Irisi ka vijuar duke thënë se:
Kur je dëshmitar i asaj cfarë ndodh ti ushqehesh me art dhe është një takim mes artistësh që kanë nevoje të bashkohen dhe të bashkëpunojnë me njeri-tjetrin.
A kemi nevojë për një art minimalist që na ndihmon të bëhemi njerëz më të civilizuar dhe më të dashur me njëri-tjetrin?
Në fund të ditës ai është qëllmi që nëpërmjet artit të përmiresojmë veten dhe tjetrin.