Disa teknika meditimi që do t’ju ndihmojnë të ndiheni më të qetë me veten…

Klea Balliu
13/12/2021

Ndonjëherë mendja juaj ka nevojë vetëm për një pushim. Meditimet e ndërgjegjes ju ofrojnë mundësinë t’i jepni pikërisht këtë. Në vend që të ndiheni të stresuar, të tensionuar ose të shqetësuar, pranoni mendimet dhe ndjenjat tuaja duke mos e gjykuar veten. Të mësuarit se si të bëheni i vetëdijshëm për emocionet dhe mendimet tuaja pa analizuar apo reaguar ndaj tyre, mund të arrihet përmes praktikës së meditimit të ndërgjegjes.

1-Ky meditim do t’ju ndihmojë të zhvilloni një vetëdije më të thellë për trupin tuaj

Përqendroni mendjen në fizikun tuaj me këtë meditim të bazuar në ndërgjegjësim. Do të ndiheni më të relaksuar dhe më të qetë me ndjesitë dhe mendimet për trupin tuaj. Ky lloj meditimi është një mënyrë e shkëlqyer për t’u përgatitur për një seancë joga.

2-Një meditim për t’u ndjerë më mirë mendërisht

Në vend që të përqendroheni në streset e së kaluarës apo të ardhmes, ky meditim i ndërgjegjes ju ndihmon të qetësoni mendjen tuaj, duke marrë një pushim nga mendimet e vazhdueshme. Përmes kësaj praktike, ju i kushtoni vëmendje mendimeve tuaja aktuale dhe kjo praktikë ndërthur përqendrimin me vetëdijen.

3-Shoqëroni këtë meditim me tinguj muzikorë

Po kërkoni të udhëhiqeni nga tingujt gjatë meditimit tuaj? Ky meditim është i gjithanshëm, duke ju dhënë ju dhe trupit tuaj atë që i nevojitet tani, në këtë moment. Muzika ka shumë përfitime të mrekullueshme për menaxhimin e stresit dhe për shëndetin tuaj në përgjithësi. Kombinimi i muzikës dhe meditimit mund t’ju sjellë lehtësim më të madh të stresit duke ndikuar poztivisht në gjendjen tuaj psikologjike dhe emocionale.

4-Meditimet e shkurtra

Për ata që mendojnë se nuk kanë kohë për seanca të gjata meditimi ose për ata që dëshirojnë të përjetojnë disa nga përfitimet e meditimit, meditimet e shkurtra rreth 5 minuta, janë një teknikë e mirë për t’u provuar. Meditimet e shkurtra janë shumë të thjeshta dhe përshtaten mirë me oraret tuaja të ngarkuara. Përdorni këtë teknikë për lehtësim të shpejtë të stresit.

Më shumë