Nuk ka ‘lojëra’ me shëndetin! Çfarë ndodh me personat që kanë nivele të ulëta të vitaminës D…

Marisa Karabeci
14/12/2021

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë. Nivelet e ulëta të vitaminës D manifestohen me një sërë simptomash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit.

Vitamina D ul rrezikun e kancerit të gjirit

Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit. Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit. Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë.

Vitamina D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë.

Shqipëtarët janë me fat sa i përket klimës së ngrohtë dhe ekspozimit në diell. Por një pjesë e konsiderueshme e vendeve të globit i gëzohen shumë pak ditëve me diell. Në këto vende regjistrohen edhe shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë. Një gjë e tillë i ka shtyrë ekspertët të arrijnë në konkluzionin se ka një lidhje të fortë mes vitaminës D dhe shëndetit të trurit.

Mungesa e Vitaminës D

Gjetjet e shumë studimeve mbi ndikimin e mungesës së vitaminës D në shëndet janë shqetësuese. Disa prej tyre paralajmërojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D kanë lidhje të fortë me vdekjen e parakohshme. Madje mungesa e vitaminës D e dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme. Vitamina D e mbron njeriun nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, madje edhe nga ishemia. Megjithatë, frika për kancerin e lëkurës po i mban njerëzit larg diellit, duke ulur në mënyrë të pashmangshme nivelet e kësaj vitamine.

Mungesa e Vitaminës D tek fëmijët

Me përdorimin në rritje të kremërave kundër diellit, uljen e nivelit të vitaminës dhe rritja e shifrave të rasteve të fëmijëve me autizëm, ekspertët thonë se ka një lidhje mes vitaminës D dhe autizmit. Studimet kanë treguar se fëmijët autikë kanë nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me fëmijët jo autikë.

Ndërkaq, rikujtojmë se sipas një studimi të “Harvard School of Public Health” dhe të botuar në “Live Science” frutat dhe perimet ndikojnë për t’u ndier të lumtur. Studiuesit vëzhguan 9 antioksidantë të ndryshëm në gjak, nga një grup prej rreth 1000 personash.

I njëjti grup plotësoi një pyetësor lidhur me vlerat, sjelljet dhe veprimet e tyre, ku studiuesit zbuluan se njerëzit më optimistë kishin një përqendrim të karotenoidës në gjak me vlerën 13% më shumë krahasuar me njerëzit më pesimistë. Optimistët deklaruan se konsumonin tri apo më shumë racione fruta dhe perime në ditë, ndërsa pesimistët deri në dy racione në ditë.

Më shumë