Për t’ju ndihmuar të filloni një rutinë, 5 gjërat që duhet të bëni para se të mbarojë viti!
Natalie Dattilo, psikologe/profesoreshë e psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, e cila fokusohet në psikologjinë pozitive dhe ndryshimin e sjelljes, thotë se, kur vjen puna për të pritur Vitin e Ri me njëfarë lumturie, sjelljet që janë zakon ju japin më shumë kënaqësi në afat të shkurtër dhe të gjatë.
Lumturia nuk ndodh vetëm.
Për t’ju ndihmuar të filloni një “rutinë”, Dattilo tregon pesë sjelljet e saj kryesore që rrisin lumturinë.
1.Përsëritni një pohim pozitiv për veten tuaj
Pohimet pozitive mund të jenë një mjet efektiv për rritjen e mirëqenies dhe zbutjen e stresit. “Merrni disa momente çdo ditë nga sot deri në fund të vitit për të praktikuar pohimet pozitive, duke thënë diçka si: “Ia vlen koha dhe mundi që duhet për t’u kujdesur për nevojat e mia dhe për të ushqyer lumturinë”, thotë Dr.Dattilo. “Shkruajeni atë dhe mbajeni si imazh kryesor në telefonin tuaj ose thjesht përsëriteni me vete kur keni një moment të lirë”.
2.Vlerësoni vlerat tuaja
“Fundi i vitit është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të bërë një bilanc të asaj në të cilën besoni”-thotë Dr.Dattilo. Ju mund t’i bëni vetes pyetje si:
1.Çfarë lloji prindi dua të jem?
2.Çfarë lloj partneri romantik dua të jem?
3.Cilat cilësi vlerësoj më shumë në miqësitë e mia?
4.Çfarë është më e rëndësishme për mua në lidhje me arsimimin ose karrierën?
5.Çfarë kontributi do të doja të jepja për komunitetin tim?
6.Çfarë do të thotë të vlerësosh kujdesin për veten?
“Njohja e këtyre përgjigjeve do të ndihmojë në vendosjen e qëllimeve dhe t’i jepni prioritet kohës, përpjekjes dhe energjisë tuaj në Vitin e Ri”, shton Dr.Dattilo. Sigurohuni që t’ia bëni shpesh vetes këto pyetje, jo vetëm kur jeni në fund të një viti.
3.Gjeni “pse”-në tuaj
Autopilot është një gjendje e dobishme kur jeni duke kontrolluar listën tuaj të detyrave në punë ose kryerjen e tyre, por Dr. Dattilo paralajmëron që të mos kaloni shumë nga jeta juaj duke u ndjerë të shkëputur nga “pse” e asaj që po bëni . “Ka të ngjarë që nuk do të ndiheni gjithmonë të motivuar për të bërë gjërat që ju nevojiten ose që dëshironi të bëni. T’i kujtosh vetes se ia vlen përpjekja mund të të ndihmojë të motivohesh”,-thotë ajo. Hulumtimet konfirmojnë se të paturit një qëllim rrit jetëgjatësinë, ndaj filloni të pyesni veten: “Pse po e bëj këtë?”
4.Pranojeni jetën tuaj ashtu siç është tani, por qëndroni në kontakt me atë që dëshironi
“Ndërsa është e rëndësishme të kesh qëllime, lumturia mund të mbetet e pakapshme nëse fokusohemi shumë në dëshirën që gjërat të jenë ndryshe”, thotë Dr. Dattilo. “Pranimi radikal i vetvetes mund të jetë fuqimisht transformues dhe thelbësor për lumturinë autentike dhe afatgjatë.” Nga ky vend i vetë-pranimit radikal, ju do të jeni në gjendje të bëni ndryshime të bazuara në vlera në jetën tuaj pa qenë të vështirë për veten tuaj.
5.Vlerësoni atë që keni
Praktikimi i mirënjohjes është një nga mënyrat më të mbështetura nga kërkimet për të niveluar praktikën tuaj të lumturisë, prandaj sigurohuni që të kaloni pak kohë duke bërë inventarin se cilat pjesë të jetës tuaj ndihen të gëzueshme dhe të sigurta. “Ne e dimë se një praktikë mirënjohjeje shoqërohet me më shumë emocione pozitive, ankth më të ulët, përmirësim të perspektivës dhe marrëdhënie më cilësore. Përveç kësaj, duke pasur vlerësim për sfidat dhe pengesat që kemi kapërcyer, ne zhvillojmë elasticitet dhe besim në aftësitë tona, për të përballuar sfidat dhe pengesat në të ardhmen. Kjo, nga ana tjetër, na inkurajon të vendosim objektiva dhe të ndihemi optimistë për aftësitë tona për t’i arritur ato”,- thotë Dr. Dattilo.
Ju rikujtojmë, se në vendet skandinave jetojnë ende njerëzit më të lumtur në botë. Tre shtetet vijojnë të jenë në raportin Botëror të Lumturisë në vitin 2020. Finlanda, Islanda dhe Danimarka u emëruan si tre vendet më të lumtura në botë në studimin që bazohet në sondazhet e Gallup si dhe treguesit e zhvillimit. Pavarësisht fillimit të pandemisë COVID-19, rezultatet e lumturisë nuk ndryshuan shumë në mbarë botën në vitin 2020. Shumica e intervistave për raportin u kryen gjatë valës së parë të pandemisë në pranverën e 2020.