Po kërkoni justifikime për të ngrënë më shumë çokollatë? Zbuloni përfitimet shëndetësore të saj…
Hulumtimet kanë treguar se lloji i duhur i çokollatës që konsumoni mund të ndikojë pozitivisht në shëndetin tuaj. Lloji i duhur është çokollata e zezë dhe pluhuri i kakaos. Kur bëhet fjalë për çokollatën e ngurtë, e hidhur, e ëmbël dhe gjysmë e ëmbël janë termat që shihen më shpesh në treg, që specifikojnë përqindjen e kakaos brenda produkteve të tyre. Për të përfituar më shumë nga vlerat e saj, çokollata duhet të përmbajë 70% kakao ose më shumë, duke garantuar numër të lartë flavonoidesh dhe antioksidantësh.
Flavonoidët që janë burimi kryesor i përfitimeve shëndetësore të çokollatës. Studimet në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit “Johns Hopkins” dhe Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të “Harvardit”, ndër të tjera, tregojnë për uljen e rrezikut të sulmit në zemër dhe përmirësimin e funksionit kardiovaskular nga flavanolet që gjenden në kokrrat e kakaos.
Efektet e vëzhguara në nivelet e serotoninës në tru pas konsumimit mund të shpjegojnë aftësitë e çokollatës për të rritur humorin. Çokollata e zezë stimulon çlirimin e endorfinës dhe ju bën të ndiheni të lumtur. Por problemi është se ajo mund të përmbajë sasi të lartë sheqeri, gjë që nuk është e mirë për shëndetin, prandaj këshillohet që të konsumohen çokollatat e zeza.
Nëse po përpiqeni të bini në peshë, filloni të pini çokollatë të zezë pa sheqer dhe mund t’ia arrini qëllimit. Një filxhan çokollatë e zezë është më e ulët në kalori krahasuar me pastat apo ëmbëlsirat e tjera. Nëse ndiheni të plogësht dhe të përgjumur, çokollata e zezë rrit nivelet e energjisë pothuajse menjëherë pasi e konsumoni sepse përmban kafeinë dhe teobrominë që ju japin energji. Gjithashtu, përmirëson përqendrimin, shpejtësinë në të menduar, kujtesën dhe rrjedhshmërinë e fjalëve në vendin e punës ose në shkollë.