Për ju adhuruesit e kafesë e kemi, thuajini ‘jo’ konsumimit të saj para mëngjesit!

Anja Dervishi
15/12/2021

Është e vërtetë që kafeina mund të ndikojë në cilësinë e gjumit tuaj, por marrja e saj në mënyrë të moderuar, është e mjaftueshme për të tejkaluar lehtësisht efektet e pafavorshme të kësaj substance që stimulon sistemin tonë. Për miliona prej nesh, fillimi i ditës pa konsumuar kafe është e paimagjinueshme.

Por ekspertët paralajmërojnë se është më mirë t’i përmbahesh dozave të kafeinës deri pas ngrënies së mëngjesit sepse pirja rregullisht e kafesë paraprakisht mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2 në planin afatgjatë.

Studiuesit në Universitetin e Bath u kërkuan 29 vullnetarëve të pinin një kafe të zezë të fortë rreth një orë pasi u zgjuan për të kuptuar se si kjo do të ndikonte në sheqerin e tyre në gjak pas konsumimit të mëngjesit. Pasi kishin pirë kafenë me sheqer, e ngjashme me përmbajtjen e kalorive me drithërat ose bukës me reçel, sheqeri i tyre në gjak ishte rreth 50 përqind më i lartë se kur kalonin ditën pa kafe.

Ky mund të mos jetë një problem i menjëhershëm, por sheqeri i rritur shpesh në gjak me kalimin e viteve mund të çojë në diabet dhe sëmundje të zemrës, zbuloi studimi i publikuar Revistën Britanike të të Ushqyerit.

Kokrrat e kafesë janë të pasura me antioksidantë që luftojnë radikalet e lira, luftojnë inflamacionin dhe ngadalësojnë procesin e plakjes.  Kafeja gjithashtu përmban një shumëllojshmëri marramendëse të nutrientëve të tjerë si mangani, magnezi, kaliumi, fosfori dhe vitaminat B1, B2, B3 dhe B5. Pirja e dy filxhanëve kafe në ditë mund t’ju ofrojë shumë benefite.

Gjithashtu, diçka që duhet ta dini është se kafeina ju ndihmon për të stimuluar prodhimin e energjisë dhe e zgjat qëndrueshmërinë tuaj. Një studim i bërë i një shoqate Britanike të Adhuruesve të Kafesë, ka treguar se kafeja e përshpejton metabolizmin dhe është një pije perfekte për ta konsmuar para stërvitjes pasi shanset për t’u lodhur shpejt zvogëlohen. Sipas tyre, për të patur një performancë të mirë dhe që stërvitja të jetë më intensive dhe e gjatë, duhet të konsumoni dy filxhanë me kafe para se ta nisni atë pasi do t’ju rrisë qëndrueshmërinë me 30%.

Më shumë