Festat po afrojnë dhe bashkë me to edhe dhuratat që duhet të mendojmë të bëjmë për njerëzit e zemrës., Nëse nuk i dini preferencat e të gjithëve, duhet të kurseni kohën tuaj duke u përpjekur të gjeni dhuratat e përsosura për secilin prej tyre. Nga familjarët deri te miqtë tuaj, të gjithë do të jenë të kënaqur me këto dhurata që ne do t’ju listojmë më poshtë:
1.Shamia e thurur me grep
“Unë jam 35 vjeç tani dhe kam shumë ftohtë nëse qafa ime nuk është e mbuluar,” vuri në dukje redaktori i stilit Dan Sablon kur e intervistuan së fundmi. Ky shall leshi i specialistit të trikotazheve Missoni do t’i përshtatet kujtdo pavarësisht nga mosha e tyre.
2.Dorezat e kashmirit
Mund t’i numërojmë me gishtat e njërës dorë numrin e njerëzve që njohim, të cilët nuk do të vlerësonin një palë doreza si dhuratë. Këto doreza kashmiri nga Loro Piana janë zgjedhja e duhur.
3.Set për kujdesin e lëkurës për tone më të errëta
Linja “Derker Skin Tones” e Barbara Sturm u formulua me të dhëna nga aktorja legjendare Angela Bassett. Tani marrësi i kësaj dhurate mund të provojë koleksionin dhe të vendosë vetë se cili është më i miri.
4.Portofol
Nëse ka një kategori dhuratash klasike, atëherë portofoli i kartëmonedhave me siguri meriton një vend lart në radhët e tij e veçanërisht kur është aq elegant si ky portfol lëkurë ngjyrë kafe nga ‘Acne Studios’.
5.Çorapet jo shumë festive
Ju duhet një palë çorape pasi të jetë hequr pema e Krishtlindjes. Këto çorape të Loro Piana janë ato që ju duhen dhe mos e mendoni dy herë. Këto çorape janë tjerrë nga lesh kashmiri, i endur me një model ‘Fair Isle’ me nuanca dheu.
6.Enë e spikatur e kafesë
Dhurata ideale për një person që adhuron dizajnin e aq më tepër kafenë. Kjo enë e kafesë është krijuar në partneritet me kompaninë e trashëgimisë me bazë në Tokio, ‘Koizumi Glass’.
7.Kompleti i peshqirëve super të butë
Një dhuratë që do të vlerësohet gjatë gjithë jetës. Këto peshqirë pambuku organik mrekullisht të buta të markës me bazë në Kopenhag, TEKLA po ju presin. Çfarë prisni t’i bëni tuajat?!
8.Kapuç dimri
Madhësia jo specifike, nevoja thelbësore, tërheqja universale, një kapelë dimërore e besueshme është dhurata e përsosur për t’ia dhuruar dikujt special. Nuk do të gaboni shumë me këtë kapele nga marka gjithmonë e shkëlqyer britanike e veshjeve të rastësishme ‘Folk’, e cila është projektuar në bashkëpunim me ‘Hooke Park’.
9.Karikuesi më i zgjuar i smartphone-ve
Sa herë doni të bëni një dhuratë të ‘çmendur’, gjëja e parë që ju vjen shpesh në mendje është karikuesi prej lëkure me teksturë të trashëguar. Këshilla jonë është: Shkoni për zgjidhjen më të dukshme sepse shpesh është më e mira dhe në këtë rast më e mira bëhet nga specialisti i aksesorëve të teknologjisë së lartë ‘Native Union’.
10.Set letrash “Perëndimi i egër”
Frymëzuar nga ferma e Ralph Lauren në Kolorado, këto letra të RRL janë zgjedhja e duhur për t’u kthyes pas në ditët e Universitetit. A vazhdojnë të kenë të njëjtin funskion për amerikanët? Pak a shumë.