6 ushqime që ulin rrezikun e kancerit të gjirit!

Klea Balliu
17/12/2021

Të bëni disa ndryshime në dietën tuaj është një nga gjërat më të mira që mund të bëni për të ulur shanset e zhvillimit të kancerit të gjirit. Kanceri i gjirit është sëmundja më e zakonshme që prek gratë në Evropë dhe Amerikën e Veriut dhe ka një shkallë të lartë vdekshmërie, ndërsa te meshkujt është më i rrallë. Për shkak se është nga më të studiuarat, hulumtimet kanë nxjerrë në pah dhjetëra faktorë dietik, duke përfshirë ushqime specifike që mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit. Njihuni me disa prej tyre:

1. Karrotat

Karrotat janë të pasura me karotenoidë, antioksidantë si beta-karoten dhe alfa-karoten të cilat mbrojnë kundër kancerit të gjirit. Në një studim të bërë së fundmi, gratë me nivelet më të larta të karotenoideve në gjak kishin një rrezik 18 deri në 28% më të ulët të kancerit të gjirit. Ushqime të tjera të pasura me karotenoidë që luftojnë kancerin janë: mango, papaja, patatet e ëmbla, kungulli dhe perimet jeshile.

2. Farat e lirit

Farat e lirit përmbajnë linjane, fitoestrogjene që mund të ndryshojnë metabolizmin e estrogjenit. Te gratë, pas menopauzës, linjanet mund të bëjnë që trupi të prodhojë forma më pak aktive të estrogjenit, gjë që ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit të gjirit. Farat e lirit janë gjithashtu të pasura me acid alfa-linolenik, një lloj yndyre Omega-3 që është treguar se ndalon rritjen, zmadhimin dhe përhapjen e qelizave të kancerit. Farat e kungullit, farat e lulediellit, tërshëra, elbi, fasulet dhe manaferrat gjithashtu përmbajnë lignan.

3. Qepët e kuqe

Qepët e kuqe janë të larta në organosulfurike që bllokojnë rritjen e kancerit në gji dhe sëmundje të tjera. Ushqime të tjera që luftojnë kancerin, të pasura me përbërës organosulfurik përfshijnë: qepën e verdhë, hudhrën, preshin dhe qiqrat. Qepët e kuqe përmbajnë gjithashtu kuercetinë dhe antocianinë përgjegjëse për ngjyrën e kuqe, të cilat gjithashtu mbrojnë kundër kancerit të gjirit.

4. Rukola

Rukola përmban glukozinolatet që luftojnë kancerin, një grup kimikatesh që përmbajnë squfur. Glukozinolatet zbërthehen nga trupi në përbërje të tjera që kanë treguar se pengojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene. Një studim zbuloi se gratë që konsumonin më shumë rukola, lakër, rrepa dhe brokol, kishin një rrezik më të ulët të kancerit të gjirit.

5. Çaji jeshil

Çaji jeshil është i pasur me polifenole, një përbërës i fuqishëm që është vërtetuar shkencërisht se forcon imunitetin dhe parandalon rritjen e qelizave kancerogjene. Në një studim ku morën pjesë 1mijë e 9-të gra, konsumimi i çajit jeshil ishte i lidhur me një rrezik të reduktuar të kancerit të gjirit. Polifeonet gjenden kryesisht në çajin jeshil por mjedrat, pjeshkët, luleshtrydhet, qepët dhe avokadot gjithashtu përmbajnë pelifenole.

6.Peshku

Peshku ka përmbajtje të lartë të EPA, DHA dhe  Omega-3 që reduktojnë inflamacionin, mbrojnë nga zhvillimi i kancerit të gjirit dhe nxisin apoptozën e qelizave kancerogjene. Salmoni, sardelet, dhe skumbri gjithashtu kanë përmbajtje të lartë të EPA dhe DHA. Për shkak se studimet kanë gjetur një lidhje midis mishit të kuq, mishit të përpunuar dhe rritjes së rrezikut të kancerit të gjirit, peshku mund të jetë një zgjedhje më e mirë se mishi i kuq.

Më shumë