6 ushqime që duhet të konsumoni për të pasur flokë të shëndetshëm…

Klea Balliu
20/12/2021

Rënia e flokëve dhe rritja e ngadaltë e tyre janë më të zakonshme nga sa mund ta mendoni dhe jo vetëm te femrat. Disa studime tregojnë se pothuajse 65% e meshkujve dhe 80% e femrave kanë probleme me rënien e flokëve. Disa ushqime mund të parandalojnë rrallimin dhe rënien e flokëve dhe mund të nxisin daljen e flokëve të rinj.

1.Vezët

Vezët janë të pasura me proteina, të rëndësishme për të pasur flokë të shëndetshëm. Mungesa e proteinave në dietën tuaj, është e lidhur me rënien dhe me butësinë e flokëve. Vezët kanë përmbajtje të lartë të biotinës, një lloj vitamine B që mban lëkurën e kokës të shëndetshme dhe mund të ndikojë në rritjen e flokëve.

2.Spinaqi

Spinaqi është një burim i shkëlqyer i hekurit, thelbësor për rritjen e flokëve. Hekuri është i përfshirë në shumë procese brenda gjëndrës së flokëve dhe mungesa e hekurit është e lidhur me rënien e flokëve. Spinaqi gjithashtu ka përmbajtje të lartë të vitaminës C, një antioksidant që ndihmon trupin të thithë hekurin nga ushqimet që konsumoni dhe gjithashtu luan një rol në prodhimin e kolagjenit, i nevojshëm për forcimin e flokëve, parandalimin e këputjes dhe rrallimin e flokut.

3.Perimet e detit

Perimet e detit janë të pasura me jod, një mineral që është i rëndësishëm për shëndetin e tiroides, madje mungesa e tyre sjell probleme. Folikulat e flokëve ndikohen drejtpërdrejt nga hormonet e tiroides dhe keqfunksionimi i gjëndrës së tiroides është i lidhur me rrallimin dhe rënien e flokëve. Perimet e detit janë gjithashtu burime të mira të zinkut, kalciumit dhe lëndëve të tjera ushqyese që mbrojnë gjëndrat e flokëve dhe e mbajnë skalpin të shëndetshëm.

4.Farat e lulediellit

Farat e lulediellit janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, një antioksidant i fuqishëm që bën të keni flokë të shëndetshëm dhe mund të parandalojë rënien e flokëve. Në një studim, njerëzit që kishin probleme me rënien e flokëve treguan se pasi konsumuan ushqime të pasura me vitaminë E, kishin një rritje të konsiderueshme të flokëve. Farat e lulediellit janë gjithashtu të pasura me acide yndyrore që nxisin rritjen e flokëve të rinj.

5. Kumbullat

Kumbullat janë të pasura me polifenole, antioksidantë që mbrojnë lëkurën e kokës dhe folikulat nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira. Stresi oksidativ ka qenë i lidhur me rënien e flokëve dhe thinjat. Studimet tregojnë se antioksidantët mund të mbrojnë lëkurën e kokës dhe mund të nxisin rritjen e flokëve. Gjithashtu, marrja e polifenoleve nga dieta juaj është një zgjidhje më e mirë sesa suplementet, pasi përqendrimet e larta mund të fuqizojnë stresin oksidativ. Edhe kumbullat e thata kanë përmbajtje të lartë të hekurit.

6.Sardelet

Sardelet janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, të cilat mbajnë të shëndetshme lëkurën e kokës. Studimet tregojnë se yndyrat Omega-3 mund të reduktojnë rënien e flokëve, të rrisin dendësinë e flokëve dhe të nxisin rritjen e flokëve. Në një studim, 62% e grave që morën acide yndyrore Omega-3 të kombinuara me antioksidantë treguan rritje të densitetit dhe trashësisë së flokëve. Sardelet janë gjithashtu të larta në proteina, zink dhe lëndë ushqyese të tjera të rëndësishme për shëndetin e flokëve.

Më shumë