Disa mënyra për të shmangur plakjen e parakohshme!

Klea Balliu
20/12/2021

Zbuloni hapat e thjeshtë që mund të ndërmerrni për të shmangur plakjen e parakohshme dhe për të shmangur gjithashtu radikalet e lira, një nga faktorët kryesorë të plakjes. Radikalet e lira janë mbetjet e aktivitetit fizik të trupit që grumbullohen brenda qelizave. Ato kanë një ngarkesë elektrike negative që nuk gjen pjesën pozitive dhe mbetet “e lirë” duke shkaktuar paqëndrueshmëri të molekulës që bën pjesë.

Reagimi zinxhir që shkaktojnë, mund të ndërpritet vetëm me anë të antioksidantëve, substanca që zëvendësojnë elektronin e e munguar dhe sjellin ekuilibrin. Këto vijnë nga stresi emotiv apo lodhja e tepërt, kequshqyerja, mjedisi, duhani, alkooli, drogërat, patologji inflamatore dhe rrezet ultraviolet. Eksperti i shëndetit dhe ushqyerjes, Jonny Bowden shprehet se:

Në trup, një çekuilibër i radikaleve të lira mund të dëmtojë qelizat e shëndetshme. Ky proces është një pjesë kryesore e plakjes dhe pothuajse çdo sëmundjeje tjetër. Disa radikale të lira prodhohen nga metabolizmi ynë dhe është e nevojshme që trupi të funksionojë siç duhet por, dëmi i shkaktuar nga një tepricë e radikaleve të lira është i madh. Teksa plakemi, trupat tanë janë më pak efektivë në neutralizimin e efekteve të dëmshme të radikaleve të lira.

Bowden përshkruan katër hapa të thjeshtë për të ndihmuar trupin tuaj të mos ketë radikale të lira të tepërta:

1. Zvogëloni ekspozimin tuaj ndaj gjërave që janë toksike

Këtu përfshihen: cigarja, kimikatet dhe ndotja. Alkooli dhe ushqimet e skuqura njihen gjithashtu si burime të fuqishme të radikaleve të lira. Hapni dritaret nëse përdorni detergjentë të ndryshëm për pastrimin e shtëpisë suaj. Në vend të patateve të skuqura dhe karkalecave të skuqur, konsumoni ushqime të pasura me antioksidantë si: manaferrat, çokollata e zezë, arrat, fasulet dhe perimet jeshile.

2. Konsumoni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar

Gjetjet nga disa studime tregojnë se konsumimi i frutave dhe perimeve të freskëta mund të ndihmojë në parandalimin e plakjes së parakohshme të lëkurës. Ato po ashtu bëjnë të ditur se një dietë që përmban shumë sheqer ose karbohidrate të tjera të rafinuara mund të përshpejtojë plakjen.

3. Flini gjumë mjaftueshëm

Nëse e privoni trupin nga gjumi, kjo do të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. Rezulton se një nga gjërat kryesore që ndodh gjatë gjumit është rregullimi i dëmtimit oksidativ. Edhe antioksidantët më të fuqishëm nuk do të funksionojnë nëse nuk flini gjumë mjaftueshëm. Kjo është arsyeja se pse është veçanërisht e rëndësishme që të keni një orar të qëndrueshëm të gjumit dhe të mos e teproni me kafeinën dhe alkoolin, veçanërisht pak para gjumit.

4. Mbroni lëkurën tuaj nga dielli çdo ditë

Pavarësisht nëse kaloni një ditë në plazh ose vraponi, mbrojtja nga dielli është thelbësore. Ju mund ta mbroni lëkurën tuaj duke kërkuar hije, duke u veshur dhe duke përdorur krem ​​dielli me SPF 30 ose me një mbrojtje më të lartë. Ju duhet të aplikoni krem ​​dielli çdo ditë në të gjithë fytyrë.

Këta hapa të thjeshtë mund të kenë një efekt pozitiv jo vetëm në cilësinë e jetës suaj sot, por edhe në cilësinë e jetës në vitet në vijim. Çfarë dhuratë më të mirë mund t’i bëni vetes sesa një jetë të gjatë, të lumtur dhe të shëndetshme?

Më shumë