Zemër e shëndetshme, humor më i mirë!

Klea Balliu
20/12/2021

Shumica prej jush jeni të vetëdijshëm për përfitimet bazë të një zemre të shëndetshme, por a e dini se ajo mund të përmirësojë edhe humorin tuaj? A mund të përmirësojë vërtet humorin një zemër më e shëndetshme? Studimet thonë se mundet dhe është e lehtë të kuptosh pse. Truri dhe zemra janë organet kryesore që nuk bëjnë dot pa njëra-tjetrën. Nëse zemra juaj nuk është e shëndetshme, mund të ketë një ndikim të madh në humorin tuaj edhe nëse nuk jeni të vetëdijshëm se keni probleme me zemrën.

Historikisht, një nga problemet kryesore në lidhje me shëndetin e zemrës është se, ju nuk mund të ndjeni ose të shihni lehtësisht ndonjë përmirësim. Ne e dimë se njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës janë në një rrezik më të lartë për të zhvilluar depresion dhe e kundërta.

1-Ushqimet që ndikojnë në zemrën dhe humorin tuaj

Disa ndryshime të thjeshta në dietën tuaj mund t’ju ndihmojnë të mbani zemrën dhe trurin tuaj më të shëndetshëm. Amerikanët konsumojnë shumë ushqime të përpunuara që kanë përmbajtje të lartë sheqeri dhe përmbajtje të ulët në fibra. Kjo shkakton inflamacion kronik në trup, i cili dëmton zemrën dhe rrit rrezikun e bllokimit të arterieve.

Për të pasur një zemër dhe humor më të mirë, përqendrohuni te ushqimet dhe suplementet anti-inflamatore që ndihmojnë në menaxhimin e oksidimit. Kufizoni konsumimin e sheqerit, ushqimeve të përpunuara dhe alkoolit e në vend të kësaj, hani më shumë ushqime të pasura me antioksidantë si: manaferrat, avokadot dhe peshkun e yndyrshëm. Provoni gjithashtu të mos përdorni vajrat e gatimit pro-inflamator si misri dhe kanola, por përdorni opsione të tjera më të shëndetshme për zemrën, si vaji i palmës.

 2-Mos u shqetësoni për yndyrat e ngopura

Kur bëhet fjalë për të pasur një zemër më të shëndetshme dhe humor më të mirë, yndyrnat e ngopura nuk janë vërtet shqetësuese. Një studim 12-mujor i 577 personave të shëndetshëm, zbuloi se teksa një dietë e pasur me karbohidrate shoqërohej me rritjen e faktorëve të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, yndyrnat e ngopura nuk kishin asnjë ndikim negativ.

Lloji i yndyrës që konsumuan shumica e njerëzve në këtë studim ishte vaji i palmës, i cili është 50% yndyrë e ngopur. Gjithashtu, një numër i lartë studimesh të bëra gjatë dekadës së fundit, kanë treguar se yndyra ushqimore duke përfshirë yndyrnat e ngopura nuk është faktori kryesor për sëmundjet e zemrës dhe sëmundje të tjera kronike.

3-Antioksidanti i shëndetshëm për zemrën

Një suplement i ri antioksidant i njohur si “Kompleksi Palm Fruit Bioactive” ose PFBc, ndikon pozitivisht për një shëndet më të mirë të zemrës dhe për një humor më të mirë. Hulumtimet tregojnë se PFBc bën që zemra të funksionojë më mirë, e mban zemrën më të shëndetshme, ndihmon në ruajtjen e ndryshueshmërisë së rrahjeve dhe gjithashtu, ndikon pozitivisht në menaxhimin e stresit dhe shëndetin mendor.

Më shumë