Disa këshilla për të kursyer para dhe njëkohësisht të hani shëndetshëm!

Klea Balliu
21/12/2021

Kurseni kohë dhe para me disa këshilla që do ta bëjnë dietën tuaj të pasur me ushqime të shëndetshme, jo vetëm për ju por për të gjithë familjen tuaj. Gjithashtu, kurseni edhe disa kalori të tepërta duke bërë vetë salcat dhe supat tuaja të freskëta në shtëpi. Me shumë mundësi, tashmë keni gjithçka që ju nevojitet për të bërë vetë ushqime të freskëta dhe të përgatiteni për sezonin e dimrit. Përgatisni vaj ulliri, erëza dhe produkte kryesore si uthulla e mollës dhe salcat, të cilat janë gjithmonë të rëndësishme në gatime të ndryshme.

1-Blini perime me shumicë

Sa më shumë spinaq, rukola ose shumëllojshmëri perimesh të blini, aq më shumë do të kurseni. Perimet e tepërta mund të përzihen në lëngje të ndryshe, ‘smoothie’, pesto të freskët ose të hidhen në supa, sipër picave dhe në sallata të ndryshme. Jo vetëm që do të kurseni para, por më e rëndësishme është se do të hani shëndetshëm.

2-Shëndeti është pasuri

Ndonjëherë nuk ka të bëjë vetëm me kursimet. Konsumimi i produkteve të freskëta dhe organike, është i rëndësishëm për një shëndet më të mirë. Prodhimet e freskëta organike janë plot me lëndë ushqyese, nuk kanë pesticide dhe kanë shije më të mirë se prodhimet konvencionale.

3-Gatuani vetë në shtëpi

Blini me shumicë dridhërat si: farat, tërshërën, elbin dhe quinoan. Kurseni duke blerë miellin dhe duke gatuar vetë bukën në shtëpinë tuaj. Kështu jo vetëm që kurseni, por jeni më të sigurt për shëndetin tuaj sepse e keni gatuar vetë ushqimin që dëshironi.

4-Gatuani sipas sezonit

Blini ato produkte ushqimore që janë sezonale në dyqanin më të afërt tuaj, ose shkoni në tregun e fermerëve dhe shikoni për ofertat më të mira të mundshme. Gatuaj një vakt eksperimental bazuar në përbërësit që blen atë ditë. Kur blini gjatë sezonit të cilat produktet ushqimore prodhohen, ato janë në aromën, ngjyrën dhe lëndët ushqyese të tyre.

Më shumë