Ju njohim me disa këshilla për kujdesin e shëndetit oral!

Klea Balliu
21/12/2021

Duke u nisur nga praktika e saj personale ndaj kujdesit të shëndetit oral, stomatologia e njohur Heather Kunen dhe bashkëthemeluese e “Beam Street”, po u jep njerëzve në qytetin e New York-ut arsye për të buzëqeshur. Ajo ndan me ju disa këshilla se si të kujdeseni për shëndetin oral dhe njëkohësisht goja juaj qëndron e freskët.

1. Shpërlani gojën tuaj

Heather tregon rëndësinë e shpërlarjes së gojës gjithmonë pasi konsumojmë ushqim:

Unë gjithmonë shpëlaj gojën me ujë pasi ha ushqim, në mënyrë që të neutralizoj më shpejt nivelin e pH oral. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se sa herë që hanë, niveli i pH bie në gojën e tyre. Kjo rënie e pH (që zgjat rreth 20 minuta) krijon një mjedis acid që i bën dhëmbët më të prekshëm ndaj prishjes.

Stomatologia Heather na njeh me termin “stomatolog holistik” dhe shprehet se:

Termi “stomatolog holistik” ka ardhur nga tendenca të tilla si pasta e dhëmbëve me qymyr, tërheqja e vajit, lëvizja kundër fluorit dhe përparimet e rëndësishme në stomatologjinë moderne po stigmatizohen në mënyrë të padrejtë. Unë e konsideroj shëndetin e të gjithë pacientëve të mi dhe qëndroj aktuale në studimet mbi produktet dhe procedurat dentare, të cilat i inkorporoj çdo ditë në praktikën time.

2.Përdorni furçë të butë

Këshillat më të mëdha që mund të jap për të qenë të freskët por edhe të keni dhëmbë sa më të shëndetshëm, është të qëndroni strikt me rutinën tuaj të larjes së dhëmbëve dhe pastrimit me fill. Unë personalisht, sigurohem që të laj dhëmbët të paktën dy minuta, dy herë në ditë. Pastroni të gjitha sipërfaqet e dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve me furçën tuaj. Larja e dhëmbëve me një furçë të fortë shpesh mund të rezultojë në dëmtim të mishrave të dhëmbëve. Në vend të kësaj, unë përdor një furçë të butë rreth mishrave të dhëmbëve për të hequr bakteret që janë grumbulluar.

3. Merrni vitamina

Kunen, gjithashtu tregon se sa të rëndësishme janë disa vitamina për shëndetin oral:

Megjithëse marr 400 miligram magnez dhe vitaminë B2 çdo ditë për të ndihmuar në parandalimin e fillimit të migrenës, këto 2 vitamina gjithashtu ndikojnë pozitivisht në shëndetin oral. Mungesa e vitaminës B lidhet me kancerin e gojës dhe disa studime kanë gjetur një rrezik më të madh të sëmundjes periodontale në ata që nuk marrin mjaftueshëm magnez.

4. Largoni stresin

Një imunitet i dobët i cili mund të shkaktohet nga stresi, mund të çojë në një rrezik më të lartë të plagëve dhe ulçerave në gojë, madje edhe infeksioneve mykotike orale. Një mënyrë për të larguar stresin është nëpërmjet ushtrimeve fizike të rregullta. Si banore e New York-ut, përfitoj nga qyteti duke ecur pesë milje në ditë, të cilat i gjurmoj në aplikacionin “Health” në celularin tim.

Më shumë