Zbuloni se cila është koha më e mirë për të marrë vitaminat tuaja…

Klea Balliu
21/12/2021

Apo i merrni vitaminat në kohën e duhur? Është e lehtë të merrni multivitaminën tuaj në mëngjes ose në mbrëmje dhe të supozoni se trupi juaj po thith lëndët ushqyese të tij. Por koha se kur i merrni vitaminat tuaja çdo ditë në fakt ka shumë rëndësi.

1-Çdo gjë varet nga vitaminat që merrni

Koha kur merrni suplementet tuaja mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën në të cilën trupi mund të absorbojë dhe të përdorë lëndët ushqyese. Vitaminat e tretshme në yndyrë (A, D, E dhe K) dhe Omega-3 absorbohen më mirë kur merren në një vakt që përmban yndyrë. Probiotikët merren më mirë me stomakun bosh, në mënyrë që të mos ketë asgjë që të pengojë bakteret e mira që të bëjnë punën e tyre. Vitamina B12 gjithashtu absorbohet më mirë me stomakun bosh, sepse një mjedis acid rrit përthithjen.

Vitaminat B-kompleks duhet të merren herët gjatë ditës, mundësisht me vaktin tuaj të parë. Ato ndihmojnë trupin të prodhojë energji nga ushqimi dhe nëse i merrni më vonë gjatë ditës, mund t’ju bëjë të ndiheni të përgjumur. Hekuri dhe kalciumi nuk duhet të merren kurrë bashku pasi ato ndërhyjnë në përthithjen e manganit në trup. Merrni hekur gjatë ditës së bashku me vitaminën C për të rritur përthithjen.

2-Shmangni marrjen e vitaminave me kafe ose çaj

Nëse pini kafe ose çaj, mëngjesi mund të mos jetë koha më e mirë për të marrë vitaminat tuaja. Taninet dhe kafeina mund të ndërhyjnë në përthithjen e shumë vitaminave dhe mineraleve, veçanërisht hekurit. Kafeina gjithashtu shton urinimin, gjë që mund të ulë përqendrimin e vitaminave të tretshme në ujë (B-kompleks dhe C).

Pra, prisni një orë pas keni konsumuar çaj ose kafen e mëngjesit dhe më pas merrni suplementet tuaja. Çaji bimor pa kafeinë, nga ana tjetër, përmban më pak tanina sesa çaji i zakonshëm. Kjo pije në fakt mund të rrisë përthithjen e disa mineraleve si hekuri.

Më shumë