5 ushqimet më të mira për të konsumuar nëse jeni me diabet!

Klea Balliu
22/12/2021

Padyshim që ju dini se cilat ushqime kanë sasi të larta ose të ulëta të karbohidrateve, se si trupi juaj i përpunon karbohidratet, si t’i numërojmë karbohidratet dhe ndoshta edhe si të merrni dozën e  insulinës sipas konsumimit të karbohidrateve. Por ajo që mund të mos dini është se karbohidratet nuk janë të gjitha të dëmshme për shëndetin tuaj. Po, edhe njerëzit me diabet duhet të konsumojnë karbohidrate.

Pse karbohidratet kanë kaq shumë rëndësi për diabetin?

Kjo është për shkak se karbohidratet kanë ndikimin më të madh të sheqerit në gjak. Pasi treten, karbohidratet shpërbëhen në glukozë, e cila është ajo që trupi juaj përdor për energji. Në përgjigje të glukozës, pankreasi juaj prodhon insulinë, e cila ndihmon qelizat tuaja të thithin glukozën. Te njerëzit me diabet, pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë ose qelizat nuk reagojnë ndaj insulinës. Kjo rezulton në një akumulim të glukozës në gjak ose siç njihet ndryshe, sheqer i lartë në gjak.

Një përgjigje e natyrshme për të menaxhuar glukozën e lartë në gjak, është reduktimi i ushqimeve që përmbajnë karbohidrate në mënyrë që të mos ketë aq shumë glukozë që qarkullon në gjak. Disa ushqime që përmbajnë shumë karbohidrate të tilla si: ëmbëlsirat, buka e bardhë, makaronat dhe soda janë zgjedhje të mira për t’u kufizuar.

Megjithatë, ushqime të tjera me shumë karbohidrate si: drithërat, frutat dhe fasulet, përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme që kur konsumohen së bashku, ulin natyrshëm sasinë dhe ngadalësojnë çlirimin e glukozës. Njerëzit me diabet kanë nevojë për një konsum të vazhdueshëm të ushqimeve të shëndetshme që përmbajnë karbohidrate, për të balancuar glukozën në gjak. Nëse keni diabet, provoni këto 5 ushqime të shëndetshme me që përmbajnë karbohidrate.

1. Fasulet

Të gjitha varietetet e fasuleve dhe bishtajoreve janë zgjedhje të shkëlqyera sepse përmbajnë proteina dhe fibra të rëndësishme, dy lëndë ushqyese të cilat janë të nevojshme për balancimin e sheqernave në gjak. Fibra e tretshme, lloji që gjendet në sasi të mëdha në fasule, është e lidhur me përmirësimin e baktereve të zorrëve dhe reduktimin e rezistencës ndaj insulinës, të cilat janë të rëndësishme për njerëzit me diabet. Një porcion sa ⅓ filxhan fasule ka 11 deri në 15 gram karbohidrate, në varësi të llojit.

2.Quinoa

Quinoa është një zgjedhje e mirë për njerëzit me diabet. Një gjysmë filxhani quinoa përmban 20 gram karbohidrate, si dhe është e pasur me fibra dhe proteina të plota. Quinoa konsiderohet të jetë me indeks glicemik të ulët, që do të thotë se nuk shkakton rritje aq të mëdha ose aq të shpejta të sheqerit në gjak.

3. Tërshëra

Fibra e tretshme në tërshërë është e dobishme për shëndetin e zemrës veçanërisht për uljen e kolesterolit, si dhe për rregullimin e sheqerit në gjak. Tërshëra gjithashtu tretet ngadalë dhe bën që të jeni të ngopur për një kohë të gjatë, duke ju bërë më pak të prirur të konsumoni ushqim pas një vakti që përmban tërshërë. Një porcion prej 1 filxhani tërshëre përmban 27 gram karbohidrate.

4. Kosi grek

Kosi grek i pa ëmbëlsuar nuk përmban sheqer të shtuar dhe është i pasur me proteina. Hulumtimet e fundit kanë treguar se kosi lidhet me nivelet e ulëta të rezistencës ndaj insulinës dhe glukozës në gjak. Për shkak se është një ushqim i fermentuar, kosi përmban probiotikë të dobishëm që luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit të zorrëve, nga i cili mund të përfitojnë njerëzit me diabet. 6 lugë me kos grek të pa ëmbëlsuar përmban 7 gram karbohidrate.

5. Frutat që përmbajnë shumë fibra

Frutat kanë më shumë sheqerna me përmbajtje natyrale sesa ushqimet e tjera me bazë bimore si: perimet dhe drithërat. Por frutat mund të jenë ende një zgjedhje e shëndetshme për njerëzit me diabet, sepse ato përmbajnë lëndë ushqyese të tjera të dobishme si: fibra dhe antioksidantë. Manaferrat, mollët, dardhët dhe bananet, përmbajnë 15 deri në 25 gram karbohidrate, në varësi të llojit dhe madhësisë ku secila prej tyre përmban 4 deri në 8 gram fibra.

Më shumë