Njihuni me 5 këshilla gatimi për të reduktuar ankthin!

Klea Balliu
22/12/2021

Ankthi ka një lidhje të fortë me ushqimin dhe gatimin dhe çliron hormonet e stresit që mund të ngadalësojnë tretjen, urinë dhe oreksin tuaj. Gjithashtu, si një simptomë dhe si rezultat i ankthit, pagjumësia shpesh çon në dëshira për të konsumuar ushqime që përmbajnë sheqer dhe ju bën të hani më shumë sesa duhet.

Disa njerëz të cilët vuajnë nga ankthi, thonë se gatimi është një ilaç dhe mënyrë e mirë që ata qw vuajnë nga ankthi që të përqendrohen në një aktivitet pozitiv dhe të fokusohen në këtë moment. Të tjerë, thanë se kuzhina është një burim stresi nga kërkimi i recetave, blerja e produkteve ushqimore, deri te përgatitja e ushqimeve.

Ti vendosni qëllim vetes për t’u ushqyer shëndetshëm është një nga ndryshimet më të mëdha që mund të bëni nëse vuani nga ankthi. Nëse dëshironi të provoni gatimin për të lehtësuar ankthin dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj, këshillat e mëposhtme mund t’ju vijnë në ndihmë.

1. Bëni një plan javor

Merrni 10 minuta kohë në ditë për të bërë një plan për vaktet që do të kosumoni gjatë javës dhe kështu do të kurseni kohë dhe nuk do të stresoheni çdo ditë se çfarë do të gatuani. Planifikimi i vaktit nuk është i njëjtë me përgatitjen e vaktit. Përkundrazi, kjo do të thotë që ju keni një udhëzues të shpejtë për atë që do të konsumoni çdo ditë. Kjo strategji mund të ndihmojë të bëni blerjet e duhura, të sigurojë që konsumoni produkte me vlera ushqyese dhe të largoni stresin.

2. Zgjidhni ushqime të pasura me vlera ushqyese

Duke zgjedhur receta ose duke gatuar vakte që përmbajnë vlera ushqyese, ju keni më shumë gjasa të merrni lëndët ushqyese që mund të përmirësojnë shëndetin e trurit dhe të reduktojnë ankthin. Vaktet që përfshijnë fruta ose perime do të rrisin nivelin tuaj të antioksidantëve, gjë që mund të ndihmojë në kontrollin e ankthit. Ushqimet si: avokadot, fasulet, perimet jeshile, drithërat, arrat dhe farat, të cilat kanë përmbajtje të lartë të magnezit, mund të ndihmojnë në rregullimin e neurotransmetuesve tuaj dhe në reduktimin e mendimeve negative. Yndyrnat e shëndetshme, të tilla si: frutat e detit, arrat, avokadot dhe vaji i ullirit mund të zvogëlojnë inflamacionin e qelizave të trurit që përkeqësojnë ankthin.

3. Zgjidhni rrugën e thjeshtë

Kur gatuani, përdorni ushqime të thjeshta duke kërkuar përbërës gjysmë të përgatitur që e bëjnë gatimin më të lehtë. Ushqimet si: pula rotisserie, hudhra e grirë, salca e kavanozit, perimet e ngrira  të prera paraprakisht dhe sallatat e gatshme mund t’ju kursejnë kohë. Jo vetëm që ju ndihmojnë të përgatisni më shpejt ushqimin tuaj, por shpesh i bëjnë vaktet më të shijshme dhe kuzhina juaj kërkon më pak pastrim.

4. Shijoni vaktin tuaj

Njerëzit që gjejnë rehati në procesin e gatimit, priren të mos përqendrohen vetëm te rezultati. Kur gatuani, jepini vetes shumë kohë, dëgjoni muzikë, pini një pije freskuese dhe uluni për të lexuar të gjithë recetën përpara se të filloni dhe më pas përgatisni përbërësit. Së fundmi, mos u merakosni që ushqimi të duket njësoj si në blogje apo revista, por shijoni çdo kafshatë të ushqimit tuaj.

5. Mos testoni receta të reja

Argëtimi mund të jetë një situatë stresuese për këdo, veçanërisht për njerëzit me ankth. Nga ana tjetër, ndarja e një vakti mes miqsh, bën që ju të ndiheni më mirë. Çelësi është të përdorni një recetë të cilën e keni përgatitur më parë, në mënyrë që të dini se çfarë të prisni. Përndryshe, mund t’u kërkoni të ftuarve të sjellin ushqim me vete, ose të përfundoni duke porositur ushqim të gatshëm.

Më shumë