Pak ditë para festave, zonja Tefta sjell ekskluzivisht për TAR recetën perfekte të gjelit të detit!

Marisa Karabeci
23/12/2021

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio kuzhinierja e njohur Zonja Tefta Pajenga. Duke qenë se jemi afër festave, në pjesën e parë të emisionit u fol rreth ushqimit që përdoret më shumë në tryezat e shqiptarëve si dhe cila recetë ka humbur dhe nuk përdoret më. Për më shumë zbuloni në këtë link.

Sa i përket evoluimit të pijeve, çfarë është konsumuar më shumë në tryezat e shqiptarëve dhe çfarë po konsumohet sot?

Rakia ishte më e gjendura sepse përgatitej vetë. Fshatrat e kishin të domosdoshme, gjithashtu vera dhe birra, pra këto ishin 3 pijet më karakteristike. Më vonë nisi shampanja. Sot pijet janë të ndryshme. Verërat që bëhen te ne janë shumë të mira dhe për tryezën tonë janë të përshtatshme.

Sa i përket gjelit të detit e cila është “zemra” e tryezës, vlen të theksojmë se është pak i sikletshëm për t’u gatuar. Çfarë këshillash ka zonja Tefta për të pasur një gjel perfekt në tryezat tona familjare natën e Vitit të Ri?

Ka disa mënyra dhe nuk mund të ndërhyjë tek amvisat që kanë mënyrën e vet por qëndron tek mënyra e marinimit të mirë të gjelit të detit që nga kripa, piperi i zi, apo që futet në verë të bardhë dhe qëndron një natë. Një mënyrë tjetër është edhe lyerja e gjelit me kripë, gjalpë, pak vaj ulliri sepse e mban të butë, pak pipër të zi, në brendësi gjalpin dhe pak lëkurë limoni. Gjithashtu edhe erëzat si rozmarina ku mund ta vendosim brenda ose duke e lidhur jashtë gjelit. Pas pjekjes hiqet sepse merr një ngjyrë jo të mirë dhe mund të vendosim për dekor një rozmarinë të degës më të freskët sepse ruan aromën. Unë pasi e bëj marinimin dhe e vendos në tavë, ndez sobën në 220 gradë dhe e lë gjelin sa fillon merr një ngjyrë të lehtë. Përgatis në një tas të veçantë limon, shtrydh gjysmë limoni, 2-3 lugë vaj ulliri, pak piper të zi dhe kripën. I rrah ato mirë dhe bëhet një si salc. Këtë herë pas herë me lëngun e gjelit, kur unë e spërkas gjelin me lëngun në tavë do ta lyejë me furçë edhe me këtë salcën. Kjo salcë e ndihmon për butësi dhe ngjyrë të bukur të gjelit.

Më shumë