Tryezat festive, zonja Tefta në TAR: “Atëhere njerëzit hanin aq shumë sa përfundonin në spital ndërsa sot…”

Marisa Karabeci
23/12/2021

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio kuzhinierja e njohur Zonja Tefta Pajenga. Duke qenë se jemi afër festave, nuk kemi si të mos diskutojmë edhe ushqimin që përgatitet për këto raste. Në Shqipëri a vazhdon akoma mania e një tryeze të mbingarkuar dhe pse ndodh kjo? Zonja Tefta na thotë më shumë:

Do ta lidhja këtë gjë me kohën e atëhershme. Mezi e prisnim Vitin e Ri sepse gjithë vitin përpiqeshim të përfundonim në këtë bollëkun e natës apo drekës së festave. Përpiqeshim që tryezat të ishin plot. Edhe nëse nuk kishim bashkëpunonim me shoqërinë, motrat apo komshinjtë. Tavolinën e festës ne duhet ta kishim plot, e kishim si detyrë. Ishte byreku që duhej patjetër me djath apo mish, gjeli i detit, mezet, antipastat që janë sot, sallaturinat, qoftet apo llojet e djathit që me mundim i gjenim. E domosdoshme ishte edhe sallata ruse. Sallata ruse është një sallatë që është në përshtatje me klimën e vendit që bëhet. Në vendet e ftohta bëhet me shumë lloje, me proshutë apo sardele. Në klimën mesdhetare bëhet më e thjeshtë.

Cila është sot receta që ka humbur në tryezën festive sipas mendimit të Zonjës Tefta?

E gjithë tryeza. Nga tryezë e bollshme që uleshim të uritur, hanim pa menduar aspak se çfarë do të na ndodhte sepse ishte edhe informacioni jo i mjaftueshëm. Sot kemi informacion të bollshëm që duhet të hamë shëndetshëm, tryeza duhet të jetë më e lehtë. Gjeli është një ushqim tradicional që e bënim me përshesh, sepse përsheshi ishte një pjatë që të ngopte. Ardhja e asaj tryeze të bollshme që arrinte deri aty sa njerëzit shkonin në spital sepse hanin pa u menduar, sot ka ndryshuar. Sot kanë hyrë më shumë sallaturinat, racionet janë më të lehta. Peshku që është më i lehtë është edhe simbolikë e bollëkut. Luspat njerëzit i ruajnë, i mbajnë në portofol duke menduar se do të vijë pasuria. Shkencërisht peshku është më i lehtë, më i tretshëm.

Më shumë