Alfio Rrotani zbulon në TAR recetën perfekte të sallatës ruse si dhe ushqimet që sugjeron për fëmijët!
Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani i cili në pjesën e parë na foli rreth tryezave festive se çfarë është konsumuar më shumë më përpara e çfarë konsumohet më së shumti në ditët e sotme. Në pjesën e dytë, spikeri Elios Shuli e pyeti Alfion rreth sallatës ruse, e cila nuk mungon asnjëherë në tryezat festive të shqiptarëve.
Por si mund të përgatisim ne një sallatë ruse perfekte në kushte shtëpie? Për më shumë Alfio na thotë:
Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të marrim perimet, përshembull të marrim selinonë. Për ta bërë më të shëndetshme i shtojmë selino të zier. Nëse kemi kalamaj të vegjël është më e mirë ta bëjmë vetë me vezë të freskëta. Receta është: Një të verdhë veze në një tas, kripë dhe pipër, një lugë uthull të bardhë, një gjysmë limoni të shtrydhur, më pas në mikser i shtojmë vaj kikiriku sepse është më i shëndetshëm. Pak përzierje në mikser dhe do të shikoni që në një minutë e gjysmë do të keni gati majonezën. Sa më shumë vaj t’i shtojmë aq më e ngurtë do të bëhet por kjo varet nga shija e personit.
Duke qenë se Alfio ka jetuar prej shumë vitesh në Itali, çfarë kanë të përbashkët tryezat festive midis popullit tonë dhe popullit italian?
Nuk ndryshon bollëku në tavolina. Problemi është që teprohet me sasinë e ushqimit dhe mbeten gjithmonë. Ajo që mbetet dhe ripërpunohet bëhet me e shijshme. Nga këto ushqime të mbetura kanë dalë recetat më të famshme në botë. Thjerrëzat nuk është se pëlqehen shumë në Itali por përdoren për fat, para dhe shëndet siç kemi ne gjelin e detit me përshesh. Me gjelin e pjekur të mbetur mund të bëjmë lloj lloj qoftesh apo ragu me mishin e gatuar duke e hequr nga kockat dhe duke e përzier me perime e me pasta.
Receta më e mirë që Alfio sugjeron për fëmijët?
Nuk duhet t’i japim gjëra të rënda, ose ushqim më shumë se ç’duhet. Ka beba shumë të shëndosh që mezi ecin. Duhet një dietë që bazohet në proteina, vitamina dhe karbohidrate. Sa më shumë perime dhe fruta, të shmangim gjërat industriale. Salmon, koc, levrek janë gjithashtu të mira. Unë jam më shumë pro peshkut sesa mishit por duhen pak nga të gjitha. Gjithashtu edhe avodako, vaj ulliri i mirë, mozzarella janë të shëndetshme për t’u konsumuar.