Ekskluzivisht për TAR/Alfio Rrotani zbulon gatimin më të mirë të Fatmës!

Marisa Karabeci
24/12/2021

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio kuzhinieri i njohur Alfio Rrotani. Çfarë marrëdhënie ka Alfio me festat e fundivitit?

Ne që ushtrojmë biznesin e mikpritjes e kemi të vështirë sepse kur të tjerët festojnë ne jemi në punë. Shumë rrallë shkëputem, po kur festoj festoj tamam. Në shumicën e rasteve mungoj në tryezat familjare. Na kishin lajmëruar që në shkollën e kuzhinës që harrojini festat.

Sa i përket evolimit të festave, të ushqimeve në tryezat familjare, Alfio na thotë:

Atëhere nuk ka pasur larmishmëri, ndërsa tani ka cilësi, larmishmëri dhe teknika gatimi. Më përpara kishim dy lloje gatimesh, të skuqurat dhe në furrë. Tani kemi salcat e komplikuara, gatimet e shpejta me teknika më të shëndetshme. Njerëzit tani kanë mundësi të zgjedhin, të hajnë qoftet që janë kalorike, të rënda dhe të mbytur në hudhër ose të zgjedhim diçka vegane. Gjërat kanë ndryshuar në mënyrë apsolute. Këto vite kam udhëtuar nëpër botë dhe nuk e kam gjetur cilësinë e restoranteve që ka në Shqipëri. Ne kemi jetuar jashtë dhe kemi sjellë më të mirën e kulinarisë.

Po për festa, çfarë i bën bashkë Alfion dhe partneren e tij Fatma Methasani?

Fatma më ka gatuar shumë gjëra në fillimet tona. Më ka bërë një sup me mish viçi, kërpudha dhe patate dhe është një nga gjërat më të mira që kam ngrënë ndonjëherë. Në pikëpamje të parë ishte skandaloze por kishte hapur libra dhe rezultati ishte një shije e jashtëkonshme. Më shkon goja lëng akoma.(qesh) Me kalimin e kohës i kam mësuar ku mund të përmirësohet dhe është bërë një kuzhiniere e shkëlqyer. Unë dhe Fatma kemi një gjë të mirë që nëse na ndodhin gjëra të këqija mundohemi të marrim mësim dhe më të mirën e kësaj gjëje. Me pozitivitet të vijnë të gjithë të mirat. Unë dhe Fatma biem dakord që fëmijëria jonë nuk ka qenë e lehtë, ne duam që djalit tonë t’i japim më të mirën e mundshme. Kjo arrihet me një karrierë të mirë si dhe të krijojmë një punë të madhe pa na kufizuar pjesën e kohës.

Më shumë