6 mënyra për të parandaluar në mënyrë natyrale rritjen e qimeve në fytyrë!

Marisa Karabeci
10/01/2022

Të kesh pak qime në fytyrë është e zakonshme dhe normale. Por në disa raste, në fytyrën tuaj mund të shfaqen qime të errëta dhe të ashpra dhe ju mund ta gjeni veten duke iu drejtuar piskatores pothuajse çdo ditë. Kjo gjendje e pakëndshme quhet hirsutizëm dhe shpesh shkaktohet nga një çekuilibër hormonal.

Edhe pse depilimi dhe heqja e qimeve me lazer mund të ndihmojnë për të hequr qafe qimet e padëshiruara, ka disa mënyra natyrale për t’i reduktuar ato që mund të jenë po aq efektive:

1. Pini çaj mente.

Çaji i mentes ka erë dhe shije të mrekullueshme dhe përveç qetësimit të nervave, mund të zvogëlojë numrin e hormoneve mashkullore që rrjedhin nëpër gjak. Për shkak se hormonet mashkullore janë përgjegjëse për qimet e padëshiruara të errëta të fytyrës, ulja e niveleve të tyre mund të ulë rritjen e padëshiruar të qimeve. Studimet kanë treguar se pirja e 2 filxhanëve çaj mente në ditë mund të ngadalësojë rritjen e qimeve në fytyrë.

2. Provoni vajrat e livandës dhe pemës së çajit.

Vajrat esencialë janë përdorur në kujdesin e lëkurës për shumë vite dhe disa prej tyre mund të jenë mjaft efektive kundër qimeve të padëshiruara të fytyrës. Aplikimi lokal i vajrave të livandës dhe pemës së çajit është vërtetuar se zvogëlon sasinë e qimeve të tepërt.

3. Përpiquni të eliminoni yndyrnat trans.

Biskotat e shijshme me çokollatë nga furra juaj më e afërt mund t’ju përmirësojnë humorin por ka shumë mundësi që ato përmbajnë yndyrna trans, ashtu si shumica e produkteve të pjekura komerciale. Përveç rritjes së niveleve të kolesterolit dhe rritjes së rrezikut të sëmundjeve të zemrës, yndyrnat trans mund të kontribuojnë në rritjen e qimeve të padëshiruar.

4. Bëni më të mirën tuaj për të gjetur kohë për të ushtruar.

Për shkak se të qenit mbipeshë kontribuon në rritjen e tepërt të qimeve në fytyrë, humbja e vetëm 5% të peshës trupore mund të balancojë hormonet tuaja dhe të zvogëlojë qimet në fytyrë. Por sigurohuni që të zgjidhni llojin e ushtrimeve që nuk rrit nivelet e testosteronit, si kardio dhe shmangni stërvitjet me intensitet të lartë, siç është ngritja e peshave.

5. Merrni parasysh akupunkturën.

Akupunktura është një mënyrë e shkëlqyer për t’u çlodhur dhe për të lehtësuar stresin dhe përveçse t’ju bëjë të ndiheni të freskët, mund të ndihmojë në reduktimin e rritjes së padëshiruar të qimeve. Studimet kanë treguar se akupunktura mund të zvogëlojë densitetin dhe gjatësinë e qimeve të padëshiruar dhe të ulë nivelet e hormoneve mashkullore.

6. Pini mjaftueshëm ujë.

Të qenit i hidratuar është thelbësore për shëndetin dhe bukurinë tuaj. Pirja e mjaftueshme e ujit përmirëson metabolizmin tuaj, ndihmon lëkurën tuaj të qëndrojë më e re për më gjatë dhe ofron shumë përfitime të tjera shëndetësore, duke përfshirë parandalimin e rritjes së tepërt të qimeve në fytyrë. Konsumimi i 6 deri në 8 gota ujë të filtruar në ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes.

Më shumë