Ju mendoni se ata ‘dashurojnë’ sushin por jo gjithmonë! Shteti japonez merr masat pas mungesës së patateve në vend!

Marisa Karabeci
11/01/2022

Në Japoni, kompania më e madhe e ushqimeve fast food në botë, McDonald’s po përballet me mungesa të mëdha në furnizimin me patate. Siç raportoi BBC, shkak për krizën janë problemet e vonesat e shkaktuara nga pandemia koronavirus. McDonald’s pohoi se këto vonesa në dërgesa po ndikojnë për keq në prodhimin e të famshmeve ‘french fries’.

U deshën tre avionë gjigandë të tipit Boeing 747, të mbushur plot me patate të ngrira, për të shmangur krizën e restoranteve në Japoni, veçanërisht ato fast food. Japonezët në fakt nuk ushqehen vetëm me sushi, siç mund të mendojnë disa, madje stili i jetës në metropol i afrohet shumë atij perëndimor së të ngrënit, ku nuk mungojnë padyshim edhe patatet e skuqura.

Pjesa më e madhe këtij produkti nuk kultivohet në Japoni dhe importohet nga vende të ndryshme, në veçanti nga Kanadaja. Në Japoni fast food që shërbejnë patate të skuqura janë të panumërta. Por vështirësitë e transportimit të produktit të përpunuar me kontejnerë, nga fillimi i pandemisë, ka ulur shumë sasinë e patateve në atë vend. Përkohësisht, dërgesa me avionë do të shmangë mbarimin e patateve, por kosto e lartë e transportit në vijë ajrore nuk e bën një zgjedhje të qëndrueshme. Mungesat nuk përfshijnë vetëm Japoninë, por edhe vende të tjera aziatike, madje edhe vetë Shtetet e Bashkuara.

Ju rikujtojmë se së fundmi, profesori japonez Homei Mijashit ka zhvilluar prototipin e ekranit të televizorit që mund ta lëpini dhe që mund të imitojë shijet e ushqimeve, që është një hap drejt realizimit të sensorëve shumë-funksional të shijuarit të ushqimit përmes shikimit. Pajisja e quajtur Taste the TV (TTTV) përdor një hapësirë “rezervuar” të vogël me 10 shije, që në kombinim ofrojnë shije të caktuara të ushqimeve.

Më shumë