Thyhet rekordi “Guinness” për piramidën më të madhe me gota shampanje!

Marisa Karabeci
11/01/2022

Hoteli Atlantis, “The Palm” si dhe “Moet & Chandon” janë duke festuar së bashku për thyerjen e rekordit botëror “Guinness” për piramidën më të madhe në botë me gota shampanje. Një total prej 54,740 gotash shampanje u vendosën njëra mbi tjetrën prej një ekipi të përbërë prej 6 persona nga kompania holandeze e eventeve, “Luuk Broos Event”, për të formuar një piramidë 8.23 m.

Më pas shampanja ‘Moet & Chandon’ u derdh lumë në kullën vezulluese në hotelin në Dubai për të mbushur të gjitha gotat. Duhet thënë se rekordi i mëparshëm mbahej sërish nga kompania holandeze “Luuk Broos Event”, e cila në 2017 ndërtoi një piramidë me 50 116 gota në total.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Pak kohë më parë shpërtheu ‘lufta e shampanjës’ mes Rusisë e Francës. Luftën e hapi presidenti rus, Vladimir Putin, i cili firmosi një ligj që penalizon statusin simbol në emërtimin e pijes më të famshme në botë. Shampanja që eksportohet në Rusi nuk do të quhet më kështu por thjesht spumante. Për francezët kjo është fyerje e duhen marrë masa.

Të indinjuar, francezët vendosën të ndalojnë eksportin në Rusi të Moet&Chandon, Veuve Cliquot e Dom Perignon. Nuk bëhet fjalë të ndryshohet emri nga shampanjë në spumante. Vendimi për ndalimin e eksportit nuk diskutohet ndonëse i përkohshëm, në pritje të gjetjes së zgjidhjes. Por përveçse parimore kjo është edhe çështje burokratike aspak e thjeshtë pasi kërkon ricertifikimin e pijeve e një etiketë të re.

Më shumë