Talk & Live Session 4

Silvia Tabaku
12/01/2022

Bulevard, Art and Media Institute ka kënaqësinë t’ju ftojë në takimin e katërt dhe të fundit, të Programit Publik TIE-IN të organizuar në Hapësirën tonë të Laboratorit dhe Galerisë e cila shënon gjithashtu mbylljen e ekspozitës.TIE-IN: Bisedë & Takim Muzikor 4

E shtunë
15 Janar
Ora 18.30

Në këtë Bisedë dhe Takim Muzikor, do të kemi në focus estetikën e muzikës alternative shqiptare; prodhimtarinë e videoklipeve të këtij zhanri muzikor dhe trasmetimin e tyre të gjërë sidomos gjatë viteve ’04-’11. Folësit e ftuar në këtë bisedë janë Gentian Shkurti, Rubin Beqo dhe Vitmar Basha.

Biseda do të ndiqet nga një mini-koncert me muzikë akustike nga Vitmar Basha.Gentian Shkurti është një artist i shquar bashkëkohor shqiptar; aktiv në skenën e artit shqiptar që prej fillimit të viteve ’90. Ai është i spikatur në përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar artin me ndëgjegje sociale që pasqyron kontekstin shqiptar; për këtë ia del mbanë duke ekspozuar ndërkombëtarisht punën e tij në ekspozita të mëdha dhe muze të rëndësishëm. Paralelisht me karrierën e tij artistike bën një punë po aq të spikatur në sektorin e medias dhe reklamës. Ai është autor i disa videoklipeve dhe spoteve televizive të paharrueshme për publikun e gjërë. Siç vetë përmend në intervista, edhe në veprat reklamuese ai gjithmonë përpiqet të përcjellë mesazhe sociale dhe një estetikë të përpunuar artistike.Rubin Beqo është një promovues kulturor shumë aktiv në skenën kulturore shqiptare duke filluar nga viti 2009.

Ai është angazhuar në aktivizmin social dhe kulturor që në moshë shumë të vogël dhe gjithashtu është bashkëthemelues, menaxher dhe producent ekzekutiv i disa nismave artistike, radio dhe festivale muzikore në Tiranë dhe jashtë saj. Iniciativat që ai ka drejtuar deri tani kanë qënë burime të rëndësishme për artistët e rinj në zhanret e muzikës underground dhe indie; këto hapësira janë gjithashtu platforma ku ndodhin takime dhe bashkëpunime të sferave të ndryshme të artit, muzikës, vizuales dhe performancës.Vitmar Basha është këngëtar dhe instrumentist. Kantautor dhe kitarist nga Tirana, me formimin profesional dhe artistik në Bari dhe Firenze, Itali.

I njohur në skenën underground të Firenzes, pas shumë vitesh rikthehet në Shqipëri me dëshirën e madhe për të qenë pjesë e skenës shqiptare, duke prezantuar që në fillim krijimet e tij me nuancat rock dhe grunge në kompeticione të ndryshme të vendit si “Top Fest”, “Kënga Magjike”, “Festivali i RTSH-së” etj. Aktiv në skenën live të kryeqytetit të Shqipërisë, prej vitesh vazhdon të transmetojë nëpërmjet muzikës dhe albumeve të tij vlera si barazia, miqësia, dashuria për artin dhe për të bukurën.Ky projekt mbështetet nga @Swiss Cultural Fund, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL).Ky projekt u mundësua vetëm falë bashkëpunimit të ngushtë me RTSH, Deliart Association dhe MAX Production.

Adresa: Bulevardi Zogu I

Për më shumë informacion mund të ndiqni:
Facebook

Më shumë