Çfarë duhet të vishni në punë në 2022…

Marisa Karabeci
18/01/2022

Nëse kemi mësuar ndonjë gjë gjatë dy viteve të fundit, është se ne kemi ende nevojë për një hapësirë pune të vërtetë dhe të prekshme për të bashkëpunuar. Kur vjen puna për tu rikthyer në modalitetin e punës, ka një vijë të imët mes zgjuarsisë dhe shkathtësisë në normalitetin tonë të ri të kodeve të veshjes. Pra, për t’ju ndihmuar ne kemi bashkuar një udhëzues të pagabueshëm për t’u veshur në vendin e punës për këtë vit:

1.Për të apasionuarit pas teknologjisë

Ku i kemi meshkujt e fiksuar pas teknologjisë?! Nëse doni të dukeni unik, ne ju sugjerojmë xhupin e Canada Goose, kombinuar me një bluze me zinxhir Loro Piana, bluze poshtë saj Tom Ford, pantallona Brunello Cucinelli, atlete Brunello Cucinelli dhe një orë Laurent Ferrier. Ah dhe mos harroni termusin nëse ende mendoni se duhet të dukeni unik. Të gjithë sytë do jenë tek ju, ju sigurojmë për këtë.

2.Stili artistik

Gjithmonë mund të mbështeteni te stili japonez për të ofruar llojin e veshjeve që ndërthurin shkathtësisht dhuntinë artistike me mjeshtërinë e përsosur, siç ilustron kjo triko nga Needles. Kombinoje atë me një hoodie në ngjyrë portokalli Flagstuff dhe një palë atlete New Balance. Kjo çantë e krijuar nga Econyl do të tregojë natyrën tuaj progresive.

3. Stili urban pas pandemisë

Një kostum si ky i Kingsman, ia vlen gjithmonë sidomos kur kombinohet me një golf të Richard James. Këpucët janë të George Cleverley, ora H08 Hermès Timepi do të tregojë krenarinë tuaj për përpikmërinë, por është gjithashtu një gjë shumë e bukur që ta keni në kyçin tuaj. Një kavalier i vërtetë!

4.Stili artizan

Për ofrimin e stilit ju nuk mund ta injoroni kurrsesi këtë kombinim pyjor të një jeleku të Snow Peak, këmishë të YMC, çizme të forta Diemme si dhe pantallonat e General Admission. Pak po e sigurt do të ndiheni super komod dhe padyshim që do të dukeni shumë trend-i.

5. Veshje për zyrë

Të vishesh për zyrë mund të jetë një përvojë mjaft e vështirë. Ajo që ju nevojitet është fuqia e disa elementëve kryesorë dhe aksesorëve të zgjedhur mirë të tilla si një palë xhinse Gucci, rrip TOM FORD dhe syzet SAINT LAURENT. Kjo xhaketë nga KAPITAL dhe bizhuteri të shkëlqyera enigmatike nga Foundrae bëjnë diferencën. Nuk mendoni kështu kur shikoni foton?!

Më shumë