Ekskluzivisht për TAR/Dhurata Thanasi na tregon dietën më suksesshme ushqimore!

Marisa Karabeci
26/01/2022

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar themeluesja e “Luga e Argjendtë”, Dhurata Thanasi për të na folur më shumë rreth rolit që ka ushqimi në jetët tona. U diskutua fillimisht roli i ushqimeve të paketuara për mënyrën se si ndikojnë ato te fëmijët. Për më shumë zbuloni në këtë link. 

Thanasi na jep një opinion më të gjerë lidhur me ushqimet e konservuara:

I konservuar do të thotë që ushqimi ruhet, si përshembull ruajtje me pastorizimin e ushqimet. Sot ke ushqime që shkojnë deri në vitin 2024 që do të thotë që patjetër që ka konsvervant shtues, ruajtës që e rrisin jetëgjatësinë e ushqimit. E mira është t’i shmangin këto produkte edhe pse nuk janë të dëmshme. Këto produkte kanë kaluar në një zinxhir të caktuar procesesh që malli të jetojë më gjatë. Kjo ndodh më shumë me ushqimet e eksportit. Ka dhe abuzime të cilat janë shkak i një moskontrollimi nga autoritetet kombëtare të ushqimit. Ne si nëna, prindër, baballarë të fillojmë të ndërhyjmë në mënyrën e të ngrënit. Ne duhet të hamë me periudhën e stinës. Ne harrojmë që në dimër konsumojmë më shumë kalori, trupi ka nevojë të ngrohet dhe konsumon më shumë. Njerëzit harxhojnë më shumë kalori dhe ne kemi nevojë për ushqime si lakrat, lulelakrat, patatet, rrepat, karrotat, panxhari i bardhë, sallatrat e ndryshme për t’ja lënë më pas rradhën pranverës. Frutat e thata, lëngjet e ndryshme, i boronicës, i thanës, të gjitha këto produkte sidomos vendore-lokale na japin mundësi të shkurtojmë atë zinxhir të madh industrial që ka zaptuar botën sot. 

Sa e rëndësishme është të jesh vegjetarian?

Unë besoj tek ekuilibri. Një dietë e mesdheut është e duhuara, është dieta më e suksesshme që ka të bëjë me ekuilibrin, ka në bazë drithërat, karbohidratet, proteinat, duke i integruar së bashku që njeriu të ketë mundësi t’i marrë të gjitha nga pak. Një herë në javë mish të kuq, mish pule, peshk të kombinuar me fruta-perime, por edhe me drithëra, me bathët i jep mundësinë njeriut të jetojë shëndetshëm. Ti mund të jetosh gjatë por mund të jetosh me sëmundje. Dietat e ndryshme bazuar vetëm mbi mishin ose perimet kanë treguar vetëm prishje ekuilibrash.

Më shumë