Mendoni se duke konsumuar vetëm një vakt në ditë po bëni gjënë e duhur, por JO! Lexoni këtu dhe “gishtin kokës”!

Marisa Karabeci
26/01/2022

Të hash një herë në 24 orë tingëllon si mision i pamundur, por shumë njerëz e praktikojnë atë. OMAD ( një vakt në ditë) është një formë agjërimi me ndërprerje që besohet se ju ndihmon të humbni peshë. Sigurisht, jo të gjithë ndjekin qëllimet e humbjes së peshës, disa thjesht duan të jenë më të shëndetshëm ose të shpenzojnë më pak para për ushqim. ‘Bright Side’ shpjegon reagimin e trupit tuaj ndaj kësaj mungese të papritur ushqimore.

1. Mund të shtoni peshë.

Në rastet e mungesës së ushqimit, trupi juaj aktivizon “modalitetin e urisë” dhe rezervon të gjithë ushqimin që konsumoni. Në këtë mënyrë, do ta keni për më vonë kur të keni nevojë më shumë. Në thelb ngadalëson metabolizmin tuaj. Si përfundim, prodhimi i kortizolit (një hormon stresi) rritet dhe kjo ju bën të ruani yndyrë.

2. Niveli i sheqerit në gjak mund të bëhet i paqëndrueshëm.

Periudhat e gjata pa ngrënë zakonisht çojnë në nivele të paqëndrueshme të sheqerit në gjak. Hipoglicemia (sheqeri jashtëzakonisht i ulët në gjak) shkaktohet shpesh nga agjërimi, veçanërisht nëse keni diabet të tipit 2. Më vonë, mund të vuani nga tensioni i muskujve që prodhon dhimbje koke.

3. Mund t’ju mungojnë lëndët ushqyese.

Një vakt në ditë mund të mos jetë në gjendje t’ju sigurojë një sasi të mjaftueshme të vitaminave. Si rezultat, ju jeni në një rrezik më të lartë për të zhvilluar pasojat e mungesës së vitaminës. Përshembull, humbja e flokëve shpesh lidhet me mungesën e lëndëve ushqyese. Ndërkohë, njollat e bardha në thonjtë (leukonichia) zakonisht shfaqen nga mungesa e zinkut dhe kalciumit.

4. Jeta juaj sociale mund të përkeqësohet.

Dreka në punë, mbledhje familjare dhe ditëlindjet, të gjitha këto ngjarje sociale do t’ju kalojnë pa shkuar, sepse jeni të kufizuar në vetëm një vakt. Si pasojë, familja dhe miqtë tuaj do t’ju predikojnë për dietën e duhur dhe në mënyrë të pashmangshme do të vënë në dyshim mirëqenien tuaj. Përveç kësaj, do të bëheni më të irrituar për shkak të urisë.

5. Mund të vuani nga dhimbje koke.

Dhimbjet e kokës janë mjaft të zakonshme tek ata që duan të humbin sa më shpejt kilogramët e tepërt. Ato ndodhin për shumë arsye, qoftë për shkak të një periudhe rregullimi, rënies së nivelit të sheqerit në gjak, mungesës së magnezit dhe shumë të tjera.

6. Mund të jeni gjithmonë të ftohtë.

Ngrënia e një vakti në ditë devijon rrjedhën tuaj të gjakut në drejtim të depozitimit të yndyrës. Në këtë mënyrë, ajo grumbullon energji dhe në rast urgjence, ju siguron forcë dhe shkathtësi. Sasia e ulët e kalorive ju bën të ndiheni vazhdimisht të ftohtë dhe të uritur.

7. Keni më shumë gjasa të hani në mënyrë jo të shëndetshme.

Ju mund të tundoheni të konsumoni ushqime të pashëndetshme të pasura me karbohidrate dhe sheqer. Ju keni më shumë gjasa të hani tepër dhe të zgjidhni opsione jo të shëndetshme. Pas 24 orësh urie, një tas me brokoli mund të jetë gjëja e fundit në mendjen tuaj. Pas një vakti të rëndë, mund të ndiheni të plogësht dhe të pamotivuar për të punuar.

Më shumë