Kjo dhomë hoteli në Kinë vjen gjithashtu dhe me një ‘mysafir’ tjetër special!

Anja Dervishi
29/01/2022

Një hotel në Kinë ka një dhomë me pamje të pazakontë, aty ku vizitorët mund të flenë pranë strofës të një tigri, edhe pse dhoma mbrohet nga xhami. Suita u ndërtua në hotelin “Sendi Tribe Treehouse” që gjendet në qytetin Nantong në provincën Jiangsu të Kinës.

Videoja e xhiruar më 18 janar tregon dhomën ku prapa perdeve dhe xhamit gjendet tigri i madh i bardhë. Stafi i hotelit tha se dhoma ishte e sapo rinovuar dhe nuk është përdorur ende. Ata shtuan se ka masa mbrojtëse të përfshira dhe muri i xhamit është bërë me material rezistent ndaj shpërthimit për të garantuar sigurinë e klientëve.

Kjo dhomë hoteli në Kinën lindore është bërë tashmë virale në internet. Hoteli është i lidhur me parkun safari Nantong Forest, me më shumë se 20,000 kafshë të egra. Zyrtarët qeveritarë kanë urdhëruar mbylljen e pamjes për shkak të frikës për mirëqenien e kafshës.

Ndërsa të ftuarit mbrohen nga kafsha e egër për shkak të xhamit, dizajnit i mungonte konsiderata për tigrin, tha “Pekin News”, sipas një raporti në “Daily Mail”. Dizajni duhet të vlerësohet më tej për të siguruar që ai të jetë i papërshkueshëm nga zëri, gjë që nga ana tjetër do të sigurojë që tigri të mos alarmohet nga zhurma.

Hoteli gjithashtu ofron dhoma me pamje nga kafshë të tjera si gjirafat, luanët dhe zebrat. Radio Kombëtare e Kinës sugjeron se hoteli po përdor Vitin e Ri Kinez si një mjet promovues. Banorët janë të vendosur të festojnë Vitin e Ri Kinez më 1 shkurt dhe ta festojnë atë si vitin e Tigrit.

Më shumë