E shihni si “armikun” tuaj kryesor, por ja çfarë mund të ndodhë nëse ndaloni së ngrëni bukë!
Kur planifikoni të filloni të hani shëndetshëm, buka është shpesh një nga ushqimet e para që dëshironi të përjashtoni nga dieta juaj. Por kur bëhet fjalë për karbohidratet, drithërat janë të gjitha të njëjta dhe ndërkohë që heqja dorë nga buka e bardhë mund t’ju ndihmojë të humbni disa kilogramë, heqja e bukës me drithëra integrale në fakt mund të ‘varfërojë’ trupin tuaj me lëndët ushqyese shumë të nevojshme.
Ne ju zbulojmë se çfarë ndodh nëse vendosni të hiqni dorë nga buka njëherë e përgjithmonë:
1. Mund të përjetoni ngërçe në këmbë.
Nëse hiqni pothuajse plotësisht bukën dhe karbohidratet e tjera nga dieta juaj, shanset janë që mund të përjetoni ngërçe në këmbë. Këto kontraktime të dhimbshme zakonisht ndodhin gjatë natës dhe mund të zgjasin nga sekonda deri në minuta. Buka është e lartë në elektrolite dhe kur trupi juaj nuk merr mjaftueshëm nga këto lëndë ushqyese thelbësore, mund të çojë në spazma të muskujve.
2. Mund të ndiheni të lodhur.
Ndërsa buka e bardhë nuk është mënyra më e shëndetshme për të marrë karbohidrate të mjaftueshme, ngrënia e moderuar e grurit dhe bukës me drithëra do t’i japë trupit tuaj më shumë energji. Për shkak se janë të pasura me fibra, hekur dhe magnez, këto ushqime do t’ju ndihmojnë të ndiheni të ngopur dhe me energji, madje mund t’ju ndihmojnë të merrni energji të mjaftueshme për të shkuar në palestër pas një dite të ngarkuar në punë.
3. Dëshira juaj për sheqer rritet.
Për shkak se buka mund të përdoret për energji, heqja dorë nga ajo do të thotë që do të duhet të gjesh një burim tjetër energjie. Kur ndihemi të lodhur ne natyrshëm gjejmë ushqime që mund të na japin një nxitje të shpejtë të energjisë, si ëmbëlsirat dhe pijet me sheqer. Ndërsa ngrënia e bukës në mënyrë të moderuar nuk do t’ju bëjë të shtoni kilogramë të tepërt, ngrënia e biskotave dhe çokollatave sa herë që ndiheni të rraskapitur, patjetër që mundet.
4. Shkuarja në tualet mund të bëhet më e vështirë.
Nëse jeni duke hequr dorë nga buka e bardhë e zakonshme, kjo mund të mos jetë shumë problem për ju, por heqja e bukës me drithëra në fakt mund t’ju bëjë të kaloni më shumë kohë duke shkuar në tualet. Buka me drithëra integrale është e pasur me fibra, e cila ndihmon tretjen tuaj dhe në fakt është vërtetuar se funksionon më mirë për lehtësimin e kapsllëkut.
5. Ndryshimet e humorit mund të përkeqësohen.
Nëse ndonjëherë keni ndjerë se asgjë nuk mund t’jua rrisë humorin më shpejt se një fetë pice, në fakt ka një shpjegim shkencor për këtë. Ngrënia e karbohidrateve çliron një kimikat të quajtur serotonin, i cili është përgjegjës për t’ju bërë të ndiheni mirë. Kjo do të thotë që kënaqja me karbohidrate të shëndetshme herë pas here mund të përmirësojë disponimin tuaj dhe të zbusë urinë tuaj.
6. Rreziku për sëmundje të zemrës mund të rritet.
Ndërsa karbohidratet e rafinuara mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ngrënia e drithërave të plota është vërtetuar se ul kolesterolin dhe mban larg shumë sëmundje të zemrës.