Në 86-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh Ismail Kadare, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë çeli të premten, më datë 28 janar, një ekspozitë me kontributin e jashtëzakonshëm të shkrimtarit, duke nisur nga botimet e tij të para në “Pionieri” (1949); “Pedagogu i ri” (1956); vëllimi me poezi “Frymëzime djaloshare” (1954); romani i parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963); deri në kolanat me veprën e plotë të shkrimtarit. Një vend të veçantë në këtë ekspozitë zë edhe kontributi i tij jo vetëm në fushën e letrave, por edhe në atë të kulturës, të qytetërimit dhe të mendimit shqiptar.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në hollin kryesor dhe Sallën Shkencore të BKSh-së.
Për më shumë informacion mund të ndiqni:
www.bksh.al
Facebook
Adresa: Sheshi Skënderbej, Tiranë