Silvana Musej rrëfen sfidat e saj në fillimin e karrierës! Si ka qenë për një shqiptare të ndërtojë profesionin e saj jashtë?!
Silvana Musej përgjatë këtyre ditëve ka tërhequr vemendjen pasi ka qenë në krye të kuzhinës në edicionin e 72-të të Festivalit të Sanremo i cili u zhvillua nga data 1-5 shkurt. Që në moshë të re ajo e ka kuptuar qartë se e ardhmja e saj është kuzhina, arti që kënaq të gjitha shqisat.
Po për një emigrante, një shqiptare sa e vështirë ka qenë të integrohesh në fushën e kulinarisë në Itali?
Ka qenë e vështirë sepse shumë herë krahasohem me të rinjtë që bëjnë të njëjtën punë këtu në Itali. Ka qenë pak racizmi në fillim. Por kam pasur mbështetjen e familjes. Një i ri italian i ka pasur shpatullat më të ngrohta, por kjo na ka dhënë më shumë shtysë për të ecur përpara e të bëhemi më të fortë.
Si e kujton ti sot kohën kur ishe vetëm 17 vjeçe në Itali dhe duhej të përballeshe e vetme përpara një realiteti të ri? Të kanë bërë më të fortë këto “sfida”?
Që 17 vjeçe demonstrova grindën time, pasionin tim, edhe pse në fillim kam qenë si shitëse. Por kuzhinieri e pa që gjithmonë ndërmjet pushimeve shkoja gjithmonë drejt kuzhinës dhe kisha interes. Aty e pa që unë isha e prirë drejt kuzhinës. Pas dy muajsh unë isha përgjegjëse kuzhine. Aty kam punuar për 16 vite dhe ka qenë ndër restorantet më cilësorë dhe që mori famë ndër vite.
Je duke u marrë me ndonjë projekt të ri së fundmi?
Kam mbi 2 vjet e gjysmë që po punoj për të realizuar një projekt televiziv. Do të më pëlqente ta ndaja me publikun shqiptar. Titullohet “Sot provoj unë për ty”. Unë komentoj pjatat aty ku shkoj dhe bëj një vlerësim pasi i provoj.
Ke ti një mesazh për të gjithë ato vajzat që mund të ndodhen në kushtet që ti je gjendur kur ishe vetëm 17 vjeçe në një vend të huaj?
Që të mos dorëzohen asnjëherë por të vazhdojnë të ndjekin ëndrrat e tyre. Çdo gjë është e mundur. I them vajzave që të mos ndalen asnjëherë por të ndjekin ëndrrat e tyre dhe të punojnë fort.