Të udhëtuarit vetëm, blogerja Sonila Hyseni rrëfen në TAR eksperiencën e saj të pazakontë!

Marisa Karabeci
10/02/2022

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio blogerja Sonila Hyseni për të na folur më shumë rreth udhëtimeve, destinacioneve më të frekuentuara në Shqipëri, eksperiencat e saj personale dhe jo vetëm. Si fillim Sonila na tregon se kë destinacione preferon më shumë të vizitojë.

Unë jam një nga adhurueset e mëdhaja të Shqipërisë sidomos për destinacionet. Adhuroj natyrën, më pëlqen të lëviz në destinacione jo të thjeshta dhe Shqipëria të ofron shumë të tilla nga veriu në jug. Personalisht më pëlqen shumë veriu. Unë gjithmonë sugjeroj për të gjithë që të shkojnë nëpër fshatrat e Shqipërisë, të ofrojnë një natyrë të bukur që nuk i shikon në zonat urbane.

Si u qas Sonila në kulturën e të udhëtuarit?

E gjitha ka nisur kur kam qenë pjesë e një grupi vullnetarësh, ishim të rinj, energjik dhe filluam si fillim të lëviznim me biçikleta afër fshtatrave të Tiranës dhe kjo u bë rutina e jona çdo fundjavë. Krijuam vetbesimin dhe duke pasur dëshirën dhe energjinë filluam të zgjeroheshim pak më tej. Që atëhere nuk jam ndalur më. Me eksperiencën kuptova që më duheshin më shumë veshje dhe duke ia mundësuar vetes fillova të udhëtoj më shumë nëpër vende të ndryshme.

Të udhëtuarit vetëm sa shijon për Sonilën?

Mua më pëlqen të udhëtoj vetëm, të kalojë kohë me veten. Mënyra si dua t’i vizitojë vendet, si dua t’i shijojë, jo të gjithë ma kuptojnë. Secili ka natyrën e tij dhe normalisht më bezdis kur nuk marr kënaqësinë që dua të marr dhe kryesisht gjatë verës dua të jem vetëm, realizoj kamping. Kam pasur merak në fillim por kur i bën shpesh frikërat largohen. Ka qenë një udhëtim i bukur me adrenalinë që bera gjatë verës dhe më ndodhi një situatë e pakëndshme. Ishte një fundjavë që do të kishte stuhi, ishte dhënë në lajme por nuk e dija dhe shkoj në plazh, hapa tendën time dhe ditën tjetër nis stuhia herët në mëngjes, isha në gjumë, ishte e pamundur të hapja tendën. U tremba shumë dhe pata panik, u hapa si yll deti të mbaja tendën, arrita të dalë dhe nuk merrja dot asgjë nga furtuna. Shyqyr që kisha një lokal afër meje, mbaja mend orientimin sepse ishte errësirë dhe nuk shikoja asgjë. Meraku më i madh nuk ishte te vetja, ishte të mos më ikte tenda në det.(qesh) Më pas tërheq tendën, e largoj nga bregu dhe hedh gur të mëdhenj që mos ta merrte era. Pastaj shkoj të lokali aty afër, pres derisa të mbaroj stuhia. Ishin 3 djema që më ndihmuan që të më çonin sipër për të marrë transportin. Ka qenë një situatë e frikshme, por që ishte eksperencë e bukur, me adrenalinë.

Më shumë