Gjithçka që duhet të dimë në lidhje me ekspozitën “Të paçliruarat” na e tregon Ana Shkreli!

Silvia Tabaku
22/02/2022

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Ana Shkreli e cila ka treguar më shumë detaje jo vetëm për podcast-in e saj më të ri që ka filluar në Top Albania Radio me titull “Çdo gjë është ashtu siç duket” dhe për ekspozitën më të re e cila quhet “Të paçliruarat”.

“Të paçliruarat” fillon të martën në 17:00,ku do të ekspozohen gratë shqiptare të para mes prodhimit dhe riprodhimit gjatë komunizmit në Shqipëri, modelet e propaganduara të grave që u ngritën mbi figura heroike duke i marrë nga tradita e largët, si mbretëresha Teutë, Shote Galica dhe duke i projektuar tiparet e tyre tek njeriu socialist. Gratë që do të mund të shërbenin si një shembull emancipimi vriteshin,burgoseshin dhe persekutoheshin.

https://www.instagram.com/p/CaSZZFND2iF/?utm_source=ig_web_copy_link

Çfarë është kjo ekspozitë, çfarë synon dhe çfarë promovon?

Ekspozita “Të paçliruarat” është një ekspozitë që ngrihet mbi çështjen e politikave gjinore të periudhës së komunizmit në Shqipëri. Në bazë të disa anketave që ne kishim zhvilluar na rezultoi që ka një ngatresë shumë të madhe kryesisht tek brezat e rinj ndërmjet politikës së ndjekur per emancipimin e gruas dhe konceptve të feminizmit që kemi ne sot. Ne nëpërmjet një hulumtimi në dokumentat arkivorë në raportet e partisë së punës kemi arritur në një farë mënyre të evidentojmë një temë e cila padyshim ha diskutim është që nuk pati një politikë gjinore që synonte çlirimin e gruas se feminizmi ky është, feminizmi është çlirimi i gruas, por pati një politikë prodhimi të organizuar në bazë të planeve 5-vjeçare që ishte një politikë pune që mund të ishte në bujqësi por dhe në industrializimin e vëndeve pas viteve 60 e cila kishte nevojë për forcë punëtori sepse Shqipëria ishte një vend me një popullatë shumë të vogël dhe si rrjedhojë u desh që dhe gratë të përfshiheshin. Pavarësisht së gratë përfshiheshin në punë prodhimi e cila ishte po aq përmbushje norme sa burrat në fakt pavarësisht retorikës barra e punëve të shtëpisë nuk u nda asnjëherë.

Sa propagandë gjinore mund të jetë hasur?

Një pjesë tjetër që ne kemi hulumtuar është barazimi i figurës së gruas për figurën e nënës që në atë kohë u vu realisht nje shenjë shumë e madhe barazimi domethënë pra martesa dhe mëmësia ishte e vetmja rrugë e mundshme e gruas per kohën, kjo prap nuk është një politikë clirimi dhe ne kemi dy medalje, Nënën Heroinë dhe Lavdia e Nënës që jepeshin për gratë që lindin shumë fëmijë kjo sigurisht ndodhte sepse siç e thamë Shqipëria kishte vetëm gra pune një vend tmerrësisht i izoluar mbas prishjes me Kinën ngelëm krejtësisht të vetëm. Kishte nevojë për shtim popullsie pra gruaja ngeli e mbërthyer ndërmjet një politike prodhimi dhe një politike riprodhimi dhe në këtë mes nuk pati çlirim.

Sa e shikon këtë propagandë të ushqyer sot?

Unë mendoj që ky është një presion shumë i madh se herë pas here hyn edhe në një debat ku në thlb është një narrativë e ndërtuar nga patriarkati domethënë gruaja mund ti bëjë të gjitha punët, të mbajë fëmijët të kujdeset për të shoqin domethënë që nuk ka pse të jetë ashtu. Një grua mund të jetë një grua pa qënë nënë, mund të jetë një grua edhe nëqoftëse nuk do të shkojë në punë. Por dhe lëvdimi i këtij modeli në thelb është presion sepse prapë e kornizon. Ne nuk jemi absulutisht pro këtij modeli.

Çfarë do të shohim të ekspozuar përveç tematikës kryesore që ka të bëjë me emancipimin e gruas?

Ekspozita është organizuar në shtatë seksione, janë gjashtë seksionet kryesore që janë tematika të ndryshme duke nisur që nga pushkatimet e para me arsye imoraliteti për mua kjo është shumë delikate, por shumë e vërtetë domethënë një forcë politike e cila vjen me teorinë e emancipimit të gruas e cila pushkaton shoqet e veta partizane me motivacion imoraliteti dhe ka disa tema kyçe dhe kalojmë në një seksion që është edhe seksioni im i preferuar që janë marrë disa postera të periudhës së kohës që janë pikërisht këto mjete të propagandës, vetëm se është përdorur imazheria.

Më shumë