Shenjat që tregojnë se bashkëshorti juaj po përjeton një krizë të moshës së mesme dhe çfarë duhet të bëni për t’i ndihmuar ata!
Pothuajse 25% e njerëzve përjetojnë një krizë të moshës së mesme që shkaktohet nga plakja, mungesa e arritjeve në jetë dhe problemet ose pendimet për gjëra nga e kaluara. Njerëzit ose duhet ta pranojnë këtë dhe të vazhdojnë jetën ose të ndërmarrin disa hapa për t’i bërë pritshmëritë e tyre të përputhen me realitetin. Të shohësh bashkëshortin tënd të përballet me një problem nuk është diçka e mirë. “Bright Side” tregon disa nga shenjat e kësaj krize dhe si të veproni për të ndihmuar të dashurin tuaj.
1. Rënia e lumturisë dhe kënaqësisë nga jeta
Ndërsa njerëzit e fillojnë jetën e tyre plot eksitim dhe energji, në kohën kur janë në moshë të mesme, shumë prej tyre raportojnë se kënaqësia nga jeta është në pikën më të ulët të jetës së tyre. Studiuesit thonë se gjatë jetës, lumturia ka “përkulje” dhe momenti kur ajo godet fundin është shenjë e një krize të moshës së mesme. Lajmi i mirë është se pas krizës, gëzimi dhe kënaqësia me jetën janë sërish në rritje.
2. Ndryshimi në sjellje
Për të gjitha krizat mendore, është tipike të shohësh ndryshime në zakonet e dikujt. Personi mund të ndryshojë rutinën e gjumit, të fillojë të kujdeset më pak për higjienën ose thjesht të hajë ndryshe. Ndonjëherë këto ndryshime janë më të papritura dhe më të dukshme, përshembull, ekziston një stereotip që meshkujt gjatë kësaj periudhe fillojnë të blejnë sende luksi, si makina të shtrenjta.
3. Ndjenja e boshllëkut
Një tjetër shenjë se bashkëshorti juaj po kalon një fazë të vështirë është fakti që ata mund të mendojnë se jetës së tyre i mungon njëfarë emocioni dhe kuptimi. Duke menduar për plakjen e pashmangshme me të cilën po përballen, mund të duket si shansi i fundit për të bërë diçka të lezetshme dhe të çmendur, për ta bërë jetën të paharrueshme. Për disa, kjo mund të çojë në veprime të nxituara dhe të dëmshme, për të tjerët, është një shans për të përmbushur një ëndërr të përjetshme.
4. Vënia në pikëpyetje e besimeve të vjetra
Si burrat ashtu edhe gratë janë të prirur për të rivlerësuar zgjedhjet e tyre të jetës. Një person që dukej se ishte i martuar i lumtur mund të bëjë kërkesë për divorc. Ose, dikush që e ka shijuar jetën në një zonë rurale mund të dëshirojë të transferohet në një qytet të madh. Nëse i dashuri juaj fillon të ndryshojë vlerat e jetës, jini të durueshëm. Mund të jetë vetëm një fazë, ose me ndihmën e kësaj krize, ata do ta kuptojnë veten më mirë dhe do të kenë një jetë më të ndërgjegjshme.
5. Ndjenja të forta nostalgjie
Ndërsa jeta e njerëzve rreth të 40-tave është vendosur në forma pak a shumë të përhershme, ata mund të bëhen nostalgjikë për të kaluarën. Nga lodrat e lezetshme që keni pasur si adoleshent e deri në kohët kur kishte më shumë liri dhe më pak përgjegjësi, ka shumë gjëra që një personi mund t’i mungojë. Ndërsa përjeton krizën e moshës së mesme, personi mund të ngecë me idenë se e kaluara ishte më e mirë.
6. Krahasimi i vazhdueshëm i tyre me të tjerët
Njerëzit mund të fillojnë të krahasojnë jetën e tyre me jetën e njerëzve të tjerë dhe zakonisht, rezultati duket se nuk është në favor të tyre. Papritur duket sikur të gjithë rreth tyre janë më të lumtur, më të pasur, kanë një karrierë më të mirë, etj. Nëse e keni vënë re se i dashuri juaj ka filluar të numërojë herët në të cilat ka mbetur prapa garës, është koha t’i kujtoni të gjitha arritjet që kanë arritur në jetën e tyre.
Çfarë mund të bëni për të ndihmuar partnerin tuaj?
Kjo krizë është e ndryshme nga depresioni, përmirësohet me kalimin e kohës, ndaj jini të durueshëm me të dashurin tuaj. Disa gjëra që mund të bëni për t’i lejuar ata t’i nënshtrohen këtij tranzicioni të moshës së mesme:
1.Të dëgjoni të dashurin tuaj pa gjykuar dhe duke u përpjekur të keni një bisedë të shëndetshme.
2.Jepuni atyre kohë dhe hapësirë për të zgjidhur ndjenjat e tyre.
3.Ndiqni interesat tuaja. Kur partneri juaj po kalon një krizë, mund të jetë dëshpëruese, kështu që është koha e përkryer për t’u përqëndruar më shumë tek vetja.
4.Ta dërgon tek terapisti është shumë e dobishme.