Gjejeni pak se cila nga fustanet e Meghan Markle është shpallur veshja më e mirë e vitit që lamë pas!

Marisa Karabeci
24/02/2022

Fustani që Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle mbante veshur gjatë intervistës së bujshme të saj me Oprah Winfrey është shpallur fustani i vitit 2021 nga Muzeu i Modës në Bath. Një version i fustanit të Giorgio Armani do të shfaqet si artikulli i fundit në ekspozitën kryesore, “Një histori e modës në 100 objekte”.

“Metro” thotë:

Ai është i zi, i derdhur dhe me një qëndisje në formë zambaku uji të bardhë që muzeu e përshkruan si shoqërim simbolik me rilindjen, vetë-rigjenerimin dhe ndriçimin shpirtëror, si dhe aftësinë për të lulëzuar pavarësisht kushteve në dukje sfiduese.

Meghan e kishte vendosur vetë rripin ne mes, edhe ai nga një koleksion Armani. Çdo vit, muzeu fton një ekspert nga industria e modës për të zgjedhur një fustan ikonë që përfaqëson vitin e porsakaluar. Ibrahim Kamara dhe Gareth Wrighton të revistës ‘Dazed’ e bënë zgjedhjen për vitin 2021. Sipas tyre, intervista e Meghan dhe Harry me Oprah eshte moment që do të qëndrojë përgjithmonë në ndërgjegjen kolektive britanike.

Fustani i Meghan nga Armani, i veshur për të treguar një shtatzëni hyjnore, e përshtati Dukeshën në të zeza kundër peizazhit të bollshëm të kopshtit të Hollywood-it të Tyler Perryt. Ibrahim dhe Gareth shprehen se:

Kjo pamje tani, përmes lidhjes së plotë me një moment televiziv viral, është ngulitur fort në psikikën tonë të kulturës pop.

Ndërkaq, thuhet se Meghan Markle nuk ka plane të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar pasi Britania është një kauzë e humbur për të dhe Princin Harry. Meghan dhe Harry u larguan nga familja në vitin 2020 dhe tani jetojnë në Kaliforni me dy fëmijët e tyre Archie dhe Lilibet. Që atëherë, Harry është kthyer dy herë në Mbretërinë e Bashkuar, por të dyja herë ai udhëtoi vetëm dhe Meghan dhe djali Archie nuk kanë qenë në Britani për dy vjet.

Më shumë