Leonardo DiCaprio vjen me një mision të ri, një shampanjë 100% organike!

Marisa Karabeci
26/02/2022

Së fundmi, Leonardo DiCaprio ka blerë aksione nga marka luksoze “Champagne Telmont”, e themeluar në vitin 1912. Kompania ka nxitur ndërgjegjësimin ekologjik dhe mjedisor në biznesin e saj. Tashmë dihet se DiCaprio ka pasion arritjen e mbrojtjes së mjedisit dhe është bërë një mbështetës i vendosur i ambientalizmit, ku së fundmi është fokusuar në dokumentarët mjedisorë sipas “Dailymail”.

Sipas aktorit DiCaprio, ai bashkë me prodhuesit e verës, kanë vendosur të prodhojnë një shampanjë 100% organike.

Champagne Telmont, së bashku me prodhuesit e saj partnerë të verës, ka vendosur synimin e saj në prodhimin e shampanjës 100% organike, duke siguruar një cikël jetë të prodhimit plotësisht të qëndrueshëm në vitet e ardhshme.

Më pak se 4% e vreshtave të shampanjës aktualisht janë të certifikuara organike. Ludovic du Plessis, kryetar dhe aksionet i “Champagne Telmont” tha se:

Ne ndajmë të njëjtat bindje dhe të njëjtin angazhim për mbrojtjen e mjedisit.

Rikujtojmë, se së fundmi shkencëtarët në Kopshtin Botanik Mbretëror në Londër kanë vendosur të nderojnë aktorin e njohur të Hollywood-it, këtë herë ama jo si aktor, por si aktivist në mbrotje të mjedisit. Një specie të re pemësh i është vënë emri i aktorit, si një formë homazhi ndaj fushatës së yllit kundër prerjes së druve.

Pema e quajtur Uvariopsis Dicaprio rritet vetëm në pyllin e Kamerunit në Afrikën Qendrore. Ishte Leo ai i cili e shpëtoi nga shpyllëzimi këtë zonë. Aktori nxiti një fushatë për të ndaluar prerjen e pemëve në pyllin e biodiversitetit dhe një prej postimeve të tij në këtë kuadër mori miliona pëlqime. Gjelbërimi i përhershëm me lule të mëdha të verdha e jeshile, i cili u gjet në pyllin Ebo të Cameroon, ishte specia e parë e re që u emërua zyrtarisht në 2022 nga botanistët nga kopshtet e njohura në lagjen Kew në Londër.

DiCaprio, ka qenë një nga personazhet që ka ngritur më së shumti zërin lidhur edhe me mbrojtjen e lumit Vjosa. Para disa muajve ai reagoi lidhur me këtë çështje në rrjete sociale. Aktori postoi një video në llogarinë e tij në Instagram, duke e sjellë sërish vëmendjen në ruajtjen e këtij lumi. 

Më shumë