Tendencat e sezonit pranverë-verë 2022 si dhe Javët e Modës parë nga sytë e Miranda Dupit!

Marisa Karabeci
03/03/2022

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth tendencave të fundit të modës ishte e ftuar stilistja e njohur Miranda Dupi. Në Javët e Modës kemi parë sfilatat për sezonin pranverë/verë 2022, çfarë markash ka pëlqyer më shumë Miranda?

Jeshilja dhe të gjitha nuancat e së verdhës janë trendi i sezonit pranverë/verë. Unë nuk kam marka të preferuara por ku përdoret e zeza jam unë aty. Thierry Mogler më ka pëlqyer. Ai ka qenë unik por e shikojmë dhe te të tjerët që janë frymëzuar. Ngjyra e zezë mua më personalizon, është ngjyra më e dashur për mua, pas kësaj zgjedh të bardhën dhe të kuqen. Janë ngjyrat e mia më të dashura. Për sezonin pranverë/verë trend tek Versace ishte e kuqja, e verdha te stilistë te tjerë, më pëlqeu Diesel sepse përdor xhinsin në një mënyrë të bukur dhe klas. Më pëlqen jashtëmase stilistja Nensi Dojaka e cila bëri një super sfilatë, është e veçantë dhe e përgëzoj. E adhuroj në punën që bën, është ikonë e Louis Vuitton. Të gjitha Javët e Modës kanë veçoritë e tyre por unë përjashtoj Milanon, më pëlqen më shumë.

Kush mendon Miranda se është një ikonë mode në Shqipëri?

Jonida Maliqi padiskutim, vishet shumë bukur, është një ‘fashion icon’ por një ndër influenceret më të rrezikshme në kuptimin e mirë të fjalës është Lori Hoxha.

Sa i përket paraqitjes së fundit së supermodeles së njohur Bella Hadid dhe divës së muzikës pop Dua Lipa-s në Javët e Modës, si i komenton Dupi veshjet e tyre?

Veshja e Bella-s është bërë virale sepse është shumë e bukur, është në modë latexi. I shkon e kuqja. Dua Lipa pastaj sfiloi krah Naomi Campbell-it dhe emrave të rëndësishëm të modës. Dua nuk ka ndonjë stil kushedi por kjo e bën të veçantë, është tërheqëse në atë që bën. Fundet do të jenë në modë në të gjithë materialet por edhe për sezonin vjeshtë/dimër. 

Projektet e reja të Mirandës?

Ky vit në “Style Star” do të jet një vit bombë me surpriza të bukura, do të kemi ikona të modës në Shqipëri, do të ketë muzikë, do ta kallim me pak fjalë.(qesh) Do të ketë trend-e të momentit, do t’i shikoni te vajzat dhe djemtë. Me një staf të ri, me një energji dhe pozitivitet të ri. Do të jemi një grup i bukur dhe i lezetshëm.

Më shumë