Çfarë vere mund të pimë duke u nisur nga gjendja jonë emocionale? Këtë na e thotë somelieri Fation Tila!

Marisa Karabeci
04/03/2022

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar somelieri Fation Tila, për të na folur më shumë rreth një prej pijeve më të dashur të shqiptarëve, verës. Fillimisht si ka qenë marrëdhënia e shqiptarëve me verën?

Nëse dikush apasionohet pas verës ka nevojë edhe për një buxhet. Duke u rritur mundësia ekonomike rritet edhe mundësia për të eksperimentuar. Jam surprizuar këto vite sepse po mendohet më shumë për të prodhuar, eksperimentuar me verën. Ne shkojmë në këtë anë nga një kulturë evropiane, shumë nga ne kanë jetuar jashtë dhe e dëshirojmë verën. Është një ‘lifestyle’, pjesë e një të dalure më romantike. Vera ka edhe tipologji të ndryshme, ka verë të bardhë, të kuqe, të ëmbla, shkojnë me çdo gjendje tonën emocionale.

Çfarë vere mund të pimë duke u nisur nga gjendja jonë emocionale?

Nëse je i lumtur mund të pish bulëza(Prosecco Rose), shton ndjesinë e të relaksuarit, na sjell një trullosje të lehtë. Nëse ndihesh i revoltuar, mund të shkosh te një verë e kuqe me një alkool më të lartë se masatarja, me një shije drejt së ëmblës, të ngroh, nuk ka atë rrudhjen e fortë dhe alkooli është tretës, të tret ato ndjesitë e këqija. Nëse ndjehesh nostalgjik mund të shkosh drejt një vere të ëmbël fare sepse plotëson një boshllëk, na kthen në fëmijërinë tonë, kur nuk kishin momente të këqija. Nëse ndjehesh kreativ, vera e bardhë ka acidite, nuk ta ul ritmin dhe është e lezetshme, e lehtë dhe trupi nuk rëndohet. Nëse do të donit të bënit për vetë dikë, sigurisht shampanjë.

Më shumë