Regjisori Erion Kame na tregon gjithçka rreth filmit më të ri “Një jetë me ty”!

Silvia Tabaku
11/03/2022

Sot i ftuar në “At The Movies” ka qenë regjisori i njohur Erion Kame i cili ka folur dhe ka dhënë më shumë detaje në lidhje me filmin më të ri i cili është shfaqur edhe dje në sallat e Cineplexx dhe që titullohet “Një jetë me ty”.

Ky film erdhi pikërisht tani për të vënë paqe në botë meqë erdhi edhe lufta.

A vendoset paqja edhe në film?

Njerëzit duhet që të presin biletën dhe të shkojnë në kinema që ta shohin. Ndërsa përsa i përket tiutllit sepse dua të them diçka meqë e përmendët nuk është një titull i drejtpërdrejtë nuk është aq romantik. Ne filmin e kemi një komedi satirike, nuk e kemi komedi romantike. Varet edhe si e shikon. “Një jetë me ty” mund ta shikosh nga ana romantike por mund ta shohësh edhe nga ana tjetër “një jetë me ty ç’më gjeti”. E ka këtë lloj satire brenda.

Si ka lindur ideja e filmit?

Filmi është pak më i gjerë, nuk është vetëm për martesën, është për çdo lidhje në çift sesi gjërat e vogla mund të ndikojnë menjëherë tek dashuria që kanë për njëri-tjetrin. Por duhet ta kuptosh që duhet të lësh disa gjëra nga vetja dhe duhet që të rrish me tjetrin nëse ti e dashuron dhe nëse nuk e dashuron largohu. Sa i përket pyetjes se si erdhi ideja unë në krijimtarinë time kam qejf të flas për gjërat që i njoh dhe që kam mundësinë që ti shtjelloj. Dhe një nga gjërat që unë e njoh është jeta bashkëshortore. Unë jam i martuar prej vitesh dhe kam dy fëmijë. Ka gjëra që edhe i kam hulumtuar dhe i kam përjetuar. Kam përshtypjen që çdo çift edhe jo i martuar do ta gjejë veten. Në një bashkëjetesë është e pamundur që të mos konfliktohesh për kolinozin, për sapunin, për telekomandën. Në përgjithësi për këto gjërat e vogla që edhe mund të trashen ndonjëherë dhe të shkojnë drejt fatalitetit drejt ndarjes po themi.

Si e mendoni se do të dalë një çift në fund pasi ta ketë parë filmin?

Dje për shembull kishim disa komente që i dëgjonim nga mbrapa, graftë thonin “Pse kështu bëja dhe unë?” ishte shumë interesante.

Regjisori ka vazhduar duke thënë se:

Ka të bëjë edhe me formën me të cilën është paraqitur.Është historia e burrit të cilën e tregon bashkëshorti, ai e glorifikon veten dhe e nxjerr gruan keq. Të njëjtën gjë më pas e bën gruaja, pra e njëjta histori por e treguar ndryshe. Pikërisht këtu e kam marrë shtysën. Qëndrimi ishte i ndryshëm dhe kjo e bën të larmishëm filmin. Aktorët janë të mrekullueshëm sepse kanë nga dy role, kanë të mirin dhe të keqin po e skematizoj.

Pse vetëm tre aktorë në film?

Ky është një projekt nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe kanë qenë projekte të pavarura. Ka pasur një buxhet minimal. Nuk po e them shifrën sepse është shumë e ulët. Sigurisht që me atë shifër ne do të donim të organizonim diçka shumë ekonomike. Filmi nuk dallohet që është bërë me aq pak lekë sepse është i plotë.

Gjithashtu regjisori ka treguar se është duke u marrë me disa projekte të reja dhe se shpreson shumë që të realizohen.

Më shumë