Tirana by night!

Silvia Tabaku
11/03/2022

Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, një shteti të vogël por me një domethënie shumë të madhe. Tirana është një qytet interesant me një zhvillim të shpejtë dhe i projektuar posaçërisht për turistët kuriozë që dëshirojnë të përjetojnë jetën dhe veçantitë e tij. Ajo ofron një “ajër” krejtësisht të ndryshëm nga vendet përreth tij.

Është njëkohësisht edhe qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, sociale dhe kulturore e vendit dhe pa frikë mund të themi se është një nga metropolet më të gjalla në të gjithë rajonin. Por a jeni bërë ndonjëherë kuriozë se si duket kryeqyteti jonë në mbrëmje? Mos u shqetësoni sepse kemi menduar ne për ju. Ne ju prezantojmë me disa nga vendet më të bukura në Tiranë të cilat duken krejtësisht ndryshe gjatë mbrëmjeve.

Sheshi Skënderbej
Universiteti i Tiranës
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Bunk’art
Muzeu Historik
Sheshi Nënë Tereza

Tirana është një qytet interesant me një zhvillim të shpejtë dhe i projektuar posaçërisht për turistët kuriozë që dëshirojnë të përjetojnë jetën dhe veçantitë e qytetit. Rrjedha e turistëve në kryeqytet po rritet vit pas viti duke e vendosur Tiranën në mesin e metropoleve më të kërkuara të reja në tregun turistik.

Vlen të theksohet gjithashtu se Tirana ka marrë zyrtarisht edhe stafetën si Kryeqyteti Europian i Rinisë për 2022. Në arenën e elektrizuar nga muzika dhe të rinjtë, Kryetari i Bashkisë së Klaipedas në Letoni, Vytautas Grubliauskas, i dorëzoi në mënyrë simbolike kryebashkiakut Erion Veliaj çelësin që simbolizon marrjen e detyrës. Si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, Tirana do të ketë një program ambicioz që do të synojë të adresojë nevojat e të gjithë të rinjve të saj dhe do të përpiqet të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane.

Më shumë