Krijohet për herë të parë në Shqipëri “Shoqata e Agroturizmit”, Flori Uka na tregon më shumë rreth kësaj iniciative!

Marisa Karabeci
15/03/2022

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio Flori Uka, i cili zotëron një prej restoranteve më të mira në periferi të Tiranës “UKA Farm”. Flori së fundmi ka krijuar edhe “Shoqatën e Agroturizmit” dhe na tregon më shumë rreth kësaj iniciative të tij:

Është një sektor që ka nisur me një vrull të mirë, ndërlidhet me shumë aktor brenda saj si me arkitekt, bujk, fermerë, etj. E lidh Shqipërinë më një synim të vetëm. Mendoj se kjo shoqatë ka funksion të jetë rregullatore dhe qëllimi kryesor është të rrisim standardin në punësim.”UKA Farm” është një hallkë e një sektori të gjerë ku secili ofron shërbimin në kulturën e vet. Këtu mund të kemi edukimin didaktiv të fëmijëve, të njihen me tokën dhe sigurisht që shoqata duhet të jetë një ndihmë për të krijuar një skuadër në ndërtimin e secilit prej nesh dhe çdo sipërmarrës që është futur ne këtë sektor duhet të jetë ai i pari që duhet ta ndihmojë këtë sektor. Për momentin anëtarët e këshillit janë sipërmarrës, sepse sapo ka filluar por do të vazhdojë anëtarësimi i njerëzve që kanë dëshirë të bëhen pjesë. Është përgjegjësi e madhe sepse kërkon ekspertë, të dish nga kultura të ndryshme. Dua të motivoj të rinjtë, ata që mbarojnë shkollën që ka shumë hapësira punësimi. Dua të jap një mësazh që të orientohen drejt punës së agroturizmit, është shumë më mirë se punët e zyrës pa dashur të paragjykoj. Nëse mbaron shkollën për bujqësi, është zgjedhja e duhur. Agroturizmi ofron vende punë pafund dhe pagesat janë shumë të mira.

Cilat janë sfidat e krijimit të një kompleksi që ka në qendër agroturizmin brenda, sa ndikon përshembull rritja e karburantit?

Kriza e rritjes së çmimit të karburantit prek edhe këtë sektor, në realitet prek sektorët e industrisë së ushqimit duke nisur që nga bujqësia që rriten çmimet dhe automatikisht rriten edhe në këtë sektor. Gjithsesi kjo nuk na bën të dorëzohemi sepse e quajmë si krizë globale, por që ndihet kjo është e sigurt. Problematika ka goxha duke nisur nga informaliteti, ne operojmë në një treg informal dhe na bën lehtërisht të goditshëm nga ligjet e shtetit dhe duhet të kemi një ligj konform që të njihen të gjithë prodhuesit. Kjo do të jetë dhe sfida e shoqatës sonë që të identifikojë problematikat që më pas të zgjedh urën e duhur. Ky sektor është rritur me shpëjtësi dhe vet ne kemi gabimet tona sepse jemi në një treg të ri. Mendoj që së bashku si shoqatë do të mësojmë dhe nga fqinjët për mbarëvajtjen e një shoqate që të jemi sa me dinjitoz në shërbim.

Më shumë