Shfaqja “Boeing-Boeing” shndërrohet në filmin “Dashuri dhe Turbulenca”! Rudina Dembacaj dhe Gentian Zenelaj zbulojnë më shumë!

Anja Dervishi
17/03/2022

Filmi “Dashuri dhe Turbulenca” ka në qendër jetën e Bernardit, luajtur nga aktori Amos Muji Zaharia, i cili është i fejuar me tri stjuardesa, Alesia Xhemalaj, Olimpia Smajlaj dhe Sara Kolami, të cilat nuk e dinë ekzistencën e njëra-tjetrës. Gjithë konflikti dhe humori ndërtohet në momentin kur shfaqet shoku i vjetër i Bernardit, Gentian Zenelaj, që së bashku me shërbëtoren e shtëpisë, Rudina Dembacaj, përfshihen në një situatë të komplikuar, pasi të treja të fejuarat ndodhen në qytet, njëkohësisht.

Referuar herëve që janë vënë në skenë dhe interesit të publikut “Boeing-Boeing” dhe “Pallati 176” janë dy shfaqjet më të suksesshme pas viteve ’90-të. Për të na folur më shumë lidhur me këtë projekt, në studion e “Wake Up” ishin Gentian Zenelaj, i cili është dhe skenaristi dhe Rudina Dembacaj, gjithashtu në rolin e producentes përveç se si aktore.

Përse ky titull, si lindi? Prej sa kohësh jeni marrë me xhirimet e filmit?

Rudina: E kemi përshtatur shumë dhe kemi vënë dhe elemente të reja. Kimia mes nesh është e jashtëzakonshme, jo e krijuar vetëm për filmin. I gjithë realizimi ka qenë me 20 ditë. Kemi punuar shumë fort.

Gent si ishte të përshtasje skenarin për këtë film?

Ky film nuk është nisur që unë të jem skenarist apo Rudina producente. Ky film ishte si një ‘legacy’. Ne ishim një trup që po vdsnim për ta bërë këtë shfaqje. Kudo na vinin mesazhe pafund. Na lindi një ide për të bërë një film dhe qasja që erdhi në film ishte pak maskiliste. Lindi dëshira për ta bërë film dhe ka shumë surpriza. Kur erdhi në fillim Rudina donte që të lunate rolin e një stjuardese. Por i thashë që do ta bëja një rol fiks si natyra e saj. Ne na interesonte që si film, po të hiqje audion, të vije titrat, të ngjnte si një film europian.

Kush nga ju ka qenë më korrekt në sheshxhirim dhe a iu ndodhte shpesh që t’i shtynit xhirimet?

Rudina: Asnjë nuk ka qenë jo korrekt. Nuk mendoj se ka aktorë jo korrekt.

Gentian: Kasti i aktorëve nuk ka pranuar që të ketë asnjë pagesë në 20 ditë xhirime. Ne jemi nisur me idenë që do ta realizojmë këtë film, jo që do të jetë i suksesshëm, por që do ta realizojmë atë. Jemi nisur nga një dashuri e madhe.

Më shumë