“Mikrofolia”, gjithçka që duhet të dini rreth aktiviteteve për fëmijët nga Bashkia Tiranë, na e zbulon Jonid Jorgji!
Edhe pse Bashkia e Tiranës ka krijuar shumë ambiente të reja për fëmijët, risia ose qasja më e re e saj është “Mikrofolia”. Për të diskutuar në lidhje me këtë temë i ftuar në “Live From Tirana” ka qenë Jonid Jorgji.
Projekti që unë po drejtoj është “Agjensia Industrisë Kreative” e cila nga projekt që e kishte në fillim Kryetari i Bashkisë, e materializuam dhe e kthyem në një institucion të Bashkisë Tiranë dhe brenda kësaj agjensie lindi një projekt i ri dhe shumë i bukur i cili pas dy muajsh tani ka sukses dhe është “Mikrofoli Tirana”.
Si është historia e saj?
Ndryshe mund të quhet edhe si një mikro çmenduri e vogël dhe kjo nisi në Paris. Nuk e mbaj mend vitin por besoj në 1990 lindi ideja e “Mikrofoli”-së. Ajo ka në thelb që t’i sjellë fëmijët nga mosha 5-18 vjeç dhe adoleshentët që ti angazhojë më tepër në dijet e tyre në art, kulturë dhe në teknologji.
Si erdhi kjo iniciativë në Tiranë nga Parisi?
Siç e thashë edhe në fillim ishte ideja e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ishte njohur me këtë projekt në një nga vizitat e tij në Paris dhe ai e solli si ide. Ai thjesht e propozoi dhe unë shkova për ta parë se si funksiononte. Ishte diçka e cila ishte testuar në shumë vende të botës , në mbi 200 qytete të botës. Ishte diçka e suksesshme. Ne mësuam sesi përdorej sepse aty në “Mikrofoli” ka një set aparaturash të cilat lidhen me teknologjinë dhe nuk janë të thjeshta për t’u përdorur nga stafi. Ai ka nevojë për një lloj trajnimi, këtë bëmë edhe ne.
Si është e organizuar gjithçka?
Janë të ndara. Një pjesë është e përkushtuar artit dhe teknologjisë ku është edhe një muze digjital, i cili është edhe një nga pjesët më kryesore të “Mikrofoli”-së. Aty projektohen si në formë kinemaje veprat më të mëdha të artit në botë. Nga koleksionet e artistëve të njohur por edhe të botës. Njihen me kryeveprat në të gjitha fushat edhe ndërveprojnë me këtë sepse ata kanë edhe një iPad i cili iu jep një informacion shtesë por edhe ku luan me ta. E ndihmon të memorizojë më shumë informacionet. Por nuk është vetëm kaq sepse ka edhe zona të tjera. Pjesa tjetër është një kënd që ia kemi lënë artizanatit. Kemi edhe laboratorin teknik ku fëmijët mësojnë me anë të teknologjisë, mësojnë të printojnë figurat në 3D.
Jonidi gjithashtu ka treguar se:
Kemi edhe një kënd i cili quhet ‘Bibliotekë’. Është një kënd për fëmijë dhe adoleshent ku ka një mori veprash të ndryshme artistike, sidomos literaturë edukuese. Gjithashtu kemi edhe këndin “Ludo Tech” ku fëmijët luajnë, ka lojëra inteligjence të cilat i ndihmojnë që ti bëjnë më hiperaktiv me njëri-tjetrin. Dy këndet e tjera kanë të bëjnë me vizatimin dhe skulpturën.
Misioni është të ndryshojnë mënyrën e jetesës së njerëzve ku me anë të krijimit në i shërbejmë shëndetin tonë mendor dhe fizik. Ne jemi kreativ. Duhet të jemi sa më aktiv në jetën e përditshme.