Ju ka kapluar monotonia pas një lidhjeje shumë të gjatë?! Nëse nuk doni ndarjen, ndiqni këto zakone!
Sigurisht që nuk është e lehtë të mbash dashurinë e “ndezur” pas një lidhjeje shumë të gjatë por edhe ka një çelës suksesi. Këta çifte duket se kanë pranuar konceptin e mirëkuptimit në marrëdhënie. Ata dinë t’i komunikojnë problemet e tyre pa e bërë njëri-tjetrin të ndihen të zhgënjyer apo në mënyrë të panevojshme në faj ose në siklet.
Çiftet që arrijnë të mbajnë një marrëdhënie të suksesshme afatgjatë me siguri kanë disa zakone që i ndihmojnë të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, pavarësisht gjithçkaje. Jeni kurizë për këtë zakone?! Njihuni atëhere:
Opinionet dhe komunikimet e sinqerta
Që një marrëdhënie afatgjatë të funksionojë, të dy partnerët duhet të komunikojnë në mënyrë efektive dhe të mos mbajnë asnjë emocion të fshehur brenda vetes, përndryshe, me kalimin e kohës, këto emocione mund të bëhen shumë për t’u duruar. Çiftet në marrëdhënie të suksesshme afatgjata e dinë rëndësinë e komunikimit të ndjenjave të tyre me njëri-tjetrin, gjithmonë.
Konflikti dhe zgjidhjet
Konfliktet me siguri do të lindin në çdo marrëdhënie dhe lidhjet afatgjata përballen me shumë prej tyre. Por ajo që ka më shumë rëndësi është se si një çift i zgjidh problemet e tyre. Zgjidhja e problemeve në një mënyrë të pjekur dhe mirëkuptuese është shumë e nevojshme. Këshillë: Gjithmonë dëgjojeni atë që partneri juaj ka për të thënë.
Ndryshimi
Çiftet në marrëdhënie afatgjata e presin ndryshimin me krahë hapur. Ata e dinë se është shumë e rëndësishme të përshtaten me mjediset në ndryshim, në mënyrë që të mbajnë gjallë marrëdhënien.
Financat
Ky është një fakt interesant pasi është vërejtur gjerësisht se çiftet që i organizojnë aspektet financiare së bashku, priren të kenë më shumë mirëkuptim dhe më pak grindje. Zënkat për çështjet e parave mund jenë vërtet të shëmtuara.
Argëtim dhe emocion
Çiftet që kanë lidhje afatgjata me siguri nuk harrojnë kurrë të kenë një ose dy momente të bukura ku mund të qeshin së bashku, qoftë kjo me telefon ose në video telefonata. Ata e kuptojnë se të bëjnë njëri-tjetrin të ndihen mirë, të vlerësuar dhe të lumtur është një domosdoshmëri.