VIP-at e veshur më mirë në ‘Grammy Awards 2022’!

Marisa Karabeci
04/04/2022

Ditën e djeshme u zhvilllua ceremonia e ndarjes së cmimeve ‘Grammy Awards 2022’. E organizuar edhe një herë këtë vit nga Trevor Noah, ‘Grammy 2022’ hapi tapetin e kuq për një ceremoni të mbushur me yje, duke festuar kandidatët dhe interpretuesit si Olivia Rodrigo, Billie Eilish, Justin Bieber, Lil Nas X, Brandi Carlile, Silk Sonic, BTS e të tjerë. Jon Batiste kryesoi nominimet këtë vit me 11 nominime, ndërsa Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. secili fitoi 8 dhe Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo morën 7.

Një nga gjërat më të mira për tapetin e kuq të “Grammy”-it është se në thelb, gjithçka duket bukur. Artistët inkurajohen të vishen sa më të guximshëm dhe sa më të çuditshëm që të jetë e mundur, ndryshe nga tapeti i kuq i “Oscars” ose “Emmy” ku magjepsja tradicionale e Hollivudit është një nga normat e caktuara. Ndërkaq, nga Lady Gaga tek Chrissy Teigen e Olivia Rodrigo, njihuni me veshjet më të bukura në ‘Grammy Awards 2022’:

Dua Lipa/Versace

Lady Gaga

BTS/Louis Vuitton

Halsey/Pressiat

St.Vincent/Gucci

Tinashe

Saweetie

Paris Hilton

Michelle Zauner

Lil Nas X/Balmain

SZA/Jean Paul Gaultier

Megjithatë, edhe pse na pëlqen kur yjet tanë të preferuar eksperimentojnë, ka ende disa që dallojnë nga të tjerët. Ju njohim me disa nga të veshurit më keq gjatë ceremonisë së djeshme.

Më shumë